Të gjithëve na ndodh që truri ndonjëherë dështon, mirëpo me ndihmën e disa trukeve, lehtë mund të përmirësojmë memorien
Këto janë gjashtë teknikat të cilat do t’ju jenë të dobishme.
Bëni dush me sy të mbyllur
Zhvishuni, hyni në vaskë dhe me sytë mbyllur kërkoni sapunin. Kështu do të krijoni vëzhgime mendore të cilat do t’i dërgoni në tru si ushtrim. Në të vërtetë, e gjitha që bëni me sy të mbyllur është mënyrë e mirë që të freskoni fokusin tuaj të kujtesës, thotë kampioni i dyfishtë i garave të mbajtjes në mend…
Kur kërceni, jo vetëm që aktivizohet truri i vogël – pjesë që është e ngarkuar për të menduar dhe gjykuar – por truri prodhon faktorin neurotrofal të trurit. Kjo është proteinë e cila u ndihmon neuroneve që të lëvizin më me efikasitet, transmeton Telegrafi.
Silluni si majtak
Duke bërë gjëra të thjeshta, siç është krehja e flokëve apo larja e dhëmbëve me dorën jo dominuese, do ta detyroni trurin që sërish të mësojë gjëra të caktuara. Kur e përdorni dorën më të dobët, aktivizoni pjesë të ndryshme të trurit të cilat përmbajnë memorie të reja.
Bëhuni kampion pingpongu
Pingpongu do të avancojë shikimin tuaj periferik dhe do të shtojë memorien. Kur është fjala për ushtrimet për mbajtje në mend, bëni ashtu që truri juaj nuk di si t’i bëjë. Nëse gjërat i bëni ashtu që truri i njeh, nuk do të avanconi shumë.
Shkoni drejt në treg
Edhe pse blerja mund të zbrazë seriozisht portofolin tuaj, ajo është shumë e dobishme për trurin tuaj. Derisa jeni duke blerë, ju fizikisht jeni aktivë – shëtisni, bëni kalkulime, ndërkaq secila nga aktivitetet e këtilla stimulojnë pjesë të ndryshme të trurit.
Shkolla për palaço
Sipas studimit të revistës “Natura”, duke mësuar shkathtësitë e palaços do të zgjeroni zonën në tru. Për vetëm tre muaj, do të shtoni materien e hirtë në trurin e mesëm – zonë e cila është e ngarkuar për aftësi vizuale dhe motorike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe