LAJMI I FUNDIT:

Si ta kthejmë pandeminë, në mundësi suksesi?

Si ta kthejmë pandeminë, në mundësi suksesi?

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ka parashikuar që pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, mund të reduktojë orët e punës (në të gjithë botën) për gati për shtatë për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020 – që është një ekuivalente me 195 milionë vende pune me orar të plotë. Në Evropë parashihet që një e treta e fuqisë punëtore do të vuajë këto pasoja, si: ulje të pagave, pushime të detyruara apo edhe largime nga puna si pasojë e krizës ekonomike.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa për të ndihmuar – me pako financiare – bizneset në vështirësi, me qëllim që t’jua mundësojë ruajtjen e fuqisë punëtore (së paku gjatë kësaj periudhe, kur ekonomia ka stagnuar).

Por, çfarë pas kësaj pandemie?

Unë besoj që tani është momenti t’i ndiqni ëndrrat tuaja. Edhe pse kjo pandemi po lë gjurmë në historinë e njerëzimit, pasojat janë të vogla në krahasim me mundësitë që na janë ofruar – për ta kthyer këtë situatë në mundësi suksesi. Tash, para se të mendoni se jam i krisur, po ju tregoj disa shembuj për ta arsyetuar këtë që po e them. Sepse, efekti psikologjik nga kjo pandemi mund t’jua ketë rritur më shumë frikën nga e panjohura.

Besoj që pajtoheni me faktin se shumica nga ju që punoni për dikën, keni përjetuar – së paku një herë gjatë karrierës – momente të cilat u kanë shtyrë të mendoni se “çka dreqin po bëjmë këtu”!? Nevoja për t’u pavarësuar dhe për të nisur biznesin tuaj, vjen natyrshëm nga pengesat që ballafaqoheni nga punëdhënësit dhe prej pamundësisë për t’i aplikuar kapacitetet tuaja. Shumë nga ju jeni punësuar përkohësisht, “sa për ta futur kokën diku”, e asnjëherë nuk keni pasë guxim të lëvizni tutje duke e shijuar komoditetin financiar. Është vërtetuar se e kundërta e suksesit është komoditeti, dhe përshtypja se jeni komod nuk është diçka reale. Ka edhe të atillë që luten që t’i largojnë nga puna, veçse nuk kanë guxim ta marrin vet atë vendim.

Miq, më besoni se tani është momenti që të pavarësoheni dhe ta nisni biznesin tuaj. Shfrytëzojeni momentin dhe bëjeni një hap tutje drejt pavarësimit tuaj, duke e sfiduar veten në mënyre që ta gjeni atë që dëshironi. E, nëse nuk e keni idenë se nga t’ia filloni, ta keni parasysh që nevoja për shërbime gjithmonë ekziston dhe se mund të fokusoheni aty ku ju jeni të zotët apo, siç thotë populli: “Çka ju shkon për dore”. E, nëse vërtetë dëshironi ta nisni një biznes tuajin, por nuk keni ide biznesi, duhet fillimisht që të përgatiteni për të ndryshuar mentalitetin tuaj në aspektin profesional.

Në vazhdim po i paraqes disa pika me të cilat ju duhet të pajtoheni paraprakisht, si sipërmarrës i ri.

1. Ju jeni përgjegjës për të gjitha vendimet, për të mirat dhe për të këqijat. Sipërmarrësit e kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar diçka nga asgjëja, siç nuk ka ndodhur kur punoni për dikën tjetër. Por, kjo nënkupton marrjen e vendimeve të mëdha (kur dhe si) për atë që duhet të bërë. Nuk mund të prisni që gjërat të ndodhin ose dikush t’ju thotë se çfarë të bëni. Është koha tani, që ju të veproni.

2. Duhet të keni vizion afatshkurtër dhe afatgjatë. Kur punoni për dikën, duhet të siguroheni se punët e planifikuara duhet t’i përfundoni në afatin e caktuar. Si një sipërmarrës, duhet të përgatiteni paraprakisht për vendimet tuaja, duke i paraparë pengesat dhe mundësitë që ndodhin gjatë rrugës (kërkohet nga ju të merrni vendime edhe në rastet kur nuk jeni njëqind për qind i sigurt).

3. “Ndjenja e sikletit” quhet ndjenja juaj e re e “rehatisë”. Si punonjës, jeni mësuar të mendoni ‘brenda kutisë’. Si sipërmarrës, nuk ka fare “kuti”.

4. Mësimi është udhëtim i vazhdueshëm për ju. Si punonjës keni një përshkrim të vendit të punës që kërkon aftësi të caktuara. Të jesh sipërmarrës kërkon shumë aftësi të reja, përveç nëse ke fonde për ta angazhuar ndonjë konsulent.

5. Numrat nuk gënjejnë. Kur keni të bëni me numra, si punonjës, mjafton që t’i dini të hyrat dhe shpenzimet e kompanisë. Si sipërmarrës është mirë të mësoheni të punoni më shpejt me numrat, sepse rrjedha e parasë është ajo që ju mban në biznes apo ju falimenton.

6. Duhet ta doni biznesin tuaj, por të jeni objektiv. Si punonjës detyroheni të bëni diçka që nuk ju pëlqen, sepse paguheni për një gjë të tillë. Si sipërmarrës duhet ta pranoni faktin se do të jeni të ngarkuar dhe do të punoni me orar shtesë, sepse ky është biznesi juaj.

7. Nisni ta pranoni shkeljen e rregullave. Si punonjës, shkelja e rregullave mund t’ju kushtojë me humbje të vendit të punës. Si sipërmarrës nuk ju intereson shumë rutina, por gjithmonë do të kërkoni mënyra të reja për t’i bërë gjërat ndryshe.

8. Nuk ka orar pune të rregullt. Si punonjës keni një orar të caktuar që duhet t’i përmbaheni. Si sipërmarrës, edhe pse nuk duhet të qëndroni 24 orë për shtatë ditë në zyre, gjithmonë do të jeni duke menduar për biznesin sesi po shkon. Nuk duhet të pendoheni për vendimin sepse, me një fjale: ju do të frymoni me të!

9. Filloni menjëherë. Shumica e njerëzve e nënvlerësojnë vendimin se kur duhet ta fillojnë tranzicionin, për t’u bërë sipërmarrës. Ky vendim mund të fillojë gjatë kohës sa jeni të punësuar dhe ndoshta edhe hapja e biznesit duhet të ndodhë paralelisht.

Duke shpresuar se u njoftuat me ca fakte të mjaftueshme, mbetet të shtojmë, për fund, se kompania “Amazon” filozofinë e biznesit e ka të ndërtuar në “cloud”, pa pasur fare nevojë për infrastrukturë. E, nëse ende nuk jeni të gatshëm për një gjë të tillë, ju rekomandojmë që të punoni në përditësimin e CV-së tuaj… urgjentisht!

(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)

.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori