LAJMI I FUNDIT:

Si shkuan zgjedhjet në Korenë e Veriut, pjesëmarrja 99.63 për qind – pati disa mosmarrëveshje

Si shkuan zgjedhjet në Korenë e Veriut, pjesëmarrja 99.63 për qind – pati disa mosmarrëveshje

Në zgjedhjet e së dielës në Korenë e Veriut, pjesëmarrja ishte deri në 99.63 për qind dhe vendi përmendi një mospërputhje në votime për herë të parë që nga vitet e 60-ta.

Koreja e Veriut ka një nga shoqëritë më të kontrolluara në botë, me liderin Kim Jong Un të akuzuar për përdorimin e një sistemi patronazhi dhe represioni për të ruajtur pushtetin absolut, transmeton Telegrafi.


Duke raportuar mbi rezultatet e zgjedhjeve të së dielës për deputetë në asambletë kombëtare rajonale, media shtetërore e Koresë së Veriut tha se 0.09 dhe 0.13 për qind votuan kundër kandidatëve të zgjedhur për këshillat provinciale dhe të qytetit.

Parlamenti dhe këshillat rajonalë të Koresë së Veriut shërbejnë si një “vulë gome” për Partinë e Punëtorëve në pushtet, dhe zgjedhjet e tyre zakonisht shënojnë mbi 99 për qind pjesëmarrje të votuesve.

Në zgjedhjet e këtij muaji, Koreja e Veriut përmendi zërat kundërshtues në zgjedhjet lokale për herë të parë që nga vitet e  60-ta.

Një foto e publikuar nga media shtetërore tregon Kim Jong Un duke qëndruar para dy kutive – njëra e gjelbër për miratim dhe tjetra e kuqe për mospajtim.

“Votimi diskret ka të ngjarë të mbetet i kufizuar, pasi kutitë do të vazhdojnë të monitorohen në mënyrë të dukshme”, thuhet në raport, duke shtuar se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të mbetet nën kontrollin e rreptë të Pyongyangut.

Pjesëmarrja në votime ra në 99.63 për qind nga 99.98 për qind katër vjet më parë, gjë që analistët thonë se mund të tregojë një dobësim të lehtë të kontrollit shtetëror në një vend ku votimi konsiderohet i detyrueshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori