Daniele De Rossi ka marrë për herë të parë drejtimin e skuadrës së Romës, skuadër ku ai kaloi gjithë karrierën si futbollist përveç gjashtë muajve të fundit që luajti për Boca Junior.

Roma vendosi ta shkarkojë Jose Mourinhon dhe i ka besuar stolin legjendës së klubit me një kontratë gjashtë mujore.


Ish-kapiteni legjendar i Romës ka mbajtur mbrëmë stërvitjen e parë si trajner i Giallorosëve.

Mediumet e mëdha italiane, kryesisht edhe ato që janë pranë Romës kanë raportuar për ndryshimet që pritet t'i bëj De Rossi te loja e skuadrës së tij.

912f2d7ba2cf puc8860

De Rossi ka aplikuar një lojë më të shpejtë në stërvitje, derisa ka kërkuar nga lojtarët e tij të bëjnë pasime më të shpejta.

I vetëdijshëm se situata nuk është aspak e mirë në klub, De Rossi ka vendosur që ditën e tij të parë të flej në qendrën stërvitore të Romës, Trigoria së bashku me stafin e tij.

2bd32afc7331 puc8828

Ai ka vendosur ta bëj këtë gjë në mënyrë që t'ia filloj menjëherë punës pasi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojnë shumë për ta rikthyer Romën te fitoret. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app