Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe familja e tij janë larguar nga shtëpia e tyre në Ottawa, kjo për shkak të protestës së shoferëve të kamionëve që janë kundër kufizimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit, raportojnë mediat kanadeze.

Trudeau dhe familja e tij janë dërguar në një lokacion tjetër në Ottawa, raporton CBC, duke shtuar se kamionët me transparentë kritikojnë Trudeaun dhe masat e qeverisë kanadeze, transmeton Telegrafi.


Mijëra shoferë të kamionëve dhe qindra demonstrues tjetër janë mbledhur në Ottawa, në shenjë proteste kundër masave të vëna si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Shoferët filluan të mblidhen qysh të premten mbrëma. Ata po protestojnë kundër masave të reja, ku shoferët të kamionëve që futen në Kanada u kërkohet të jenë plotësisht të vaksinuar deri më 15 janar.

Një kusht të njëjtë e kanë vënë edhe autoritetet amerikane, për të gjithë shoferët e kamionëve që duan të hyjnë në këtë vend.

Trudeau të premten tha se qëndrimet kundër shkencës dhe qeverisë nga ana e shoferëve të kamionëve, paraqesin kërcënim jo vetëm për veten e tyre por për tërë kanadezët.

Deri më tani 82 për qind e kanadezëve mbi moshën 5-vjeçe janë vaksinuar kundër coronavirusit, duke u bërë kështu një prej vendeve me përqindjen më të madhe të vaksinimit. /Telegrafi/

2 90

3 71

4 65

5 47

6 41

7 37

8 32

9 23

10 20

11 25

12 13

13 15

14 11

15 6

16 5

17 4

18 3