Tesla Model Y iu dorëzua vetë pronarit për herë të parë – pa shofer ose telekomandë.

Tesla ka publikuar pamje nga dorëzimi i parë i makinës autonome në botë, transmeton Telegrafi.


"Kjo makinë Tesla u drejtua vetë nga fabrika e saj në Teksas në shtëpinë e pronarit të saj të ri, rreth 30 minuta larg, nga një parking, përmes një autostrade dhe një rruge qyteti për të arritur te pronari i saj i ri", u tha nga kompania.

Makina elektrike Tesla Model Y në këtë rast nuk kishte shofer ose pasagjerë dhe nuk kontrollohej nga distanca.

Ngjarja shënoi një fazë të re në demonstrimin e përparimeve teknologjike të Teslës në drejtimin autonom.

Sipas Ashok Eluswamy, kreu i inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së autopilotit në Tesla, makina elektrike arriti një shpejtësi maksimale prej 116 km/orë gjatë udhëtimit.

Pronari i kompanisë Elon Musk njoftoi më parë se dorëzimi i parë i makinës autonome do të kryhej më 28 qershor, por ndodhi një ditë më parë. /Telegrafi/