Si “një bombë bërthamore” – momenti kur një shpërthim shkatërroi një shtëpi në Angli, duke lënë dy burra në gjendje kritike

Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një shtëpi në Halifax, West Yorkshire, të Anglisë, duke lënë dy burra në gjendje kritike në spital.
Shpërthimi, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të gazit të përdorur në prodhimin e vajit të fuqishëm të kanabisit, shkaktoi evakuimin e 14 shtëpive përreth.
Në vendngjarje u gjetën shumë bombola butani, që besohet se lidhen me prodhimin e Butane Hash Oil (BHO).
Dëmet përfshijnë çatitë e shtëpive të thyera dhe rrugë të mbushura me mbeturina dhe bombola gazi.
Banorët përshkruan shpërthimin si “një bombë bërthamore” për shkallën e tij.
Policia dhe zjarrfikësit po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































