Nëse dashuria nuk njeh moshë, seksi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me vitet që kemi mbi shpinë. Kjo nuk do të thotë se paralelisht me plakjen shuhet dëshira për të patur marrëdhënie intime, por mundësitë nuk janë kurdoherë njëlloj.
Përgatiti: Tea Shkëmbi
Që seksi të zërë një vend të rëndësishëm në jetën tonë, duhet që pikësëpari të mendojmë për të, pavarësisht se mund të kemi zbuluar prej kohësh enigmën erotike që bart partneri ynë. Të gjithë çiftet e dinë se nuk është e lehtë që të ruajnë të njëjtin ‘pasion seksual’ me kalimin e viteve. Ndjenja erotike mes partnerëve mund të zbehet akoma më shumë kur funksionimi seksual i njërit prej tyre pengohet nga problemet që shfaqen me kalimin e viteve.
Nuk kam dëshirë për seks
Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej partnerëve i mungon dëshira për seks. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës. Trupat dhe mendjet e tyre nuk arrijnë të komunikojnë seksualisht me njëri-tjetrin, duke bërë që marrëdhënia në çift të funksionojë vetëm mbi statusin e saj social. Kur aktiviteti seksual i njërit prej partnerëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor. Në shumë raste kjo përpjekje kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e partnerit që refuzohet vazhdimisht.
Arsyet pse një marrëdhënie nuk është më e dhënë pas seksit janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmëri së dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek partnerët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike.
Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë seksuale dhe përjetimet erotike.
Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin. Mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të. Siç pohojnë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift, nga intensiteti dhe mënyra që kryhet duket dhe harmonia që ekziston mes partnerëve.
Çfarë diskutojmë në shtrat
E rëndësishme nuk është të krijosh një lidhje, por si ta mbash atë. Kujdesi që tregojmë për shëndetin e raportit tonë seksual zhbëhet me kalimin e viteve. Kjo pasi në krevat fusim të gjitha problemet e jetës së përditshme duke mos i kushtuar vëmendje dëshirës për t’u gjendur seksualisht me partnerin dhe për tu çliruar nga ngarkesat që na krijohen. Duke mos e jetuar seksin jashtë anktheve të ditës humbasim tërësisht pasionin për ta shijuar atë, pa qenë nevoja për të arritur me doemos në orgazëm. Nëse në fillimet e një lidhjeje fjalori erotik i dy partnerëve është pjesë e rëndësishme e aktit seksual, kjo nuk ndodh më pas. Aftësia për të ngjyrosur fantazitë e shfrenuara dhe për t’u bërë pjesë e lojërave erotike nuk shkon paralelisht me kapërcimin e disa stadeve të jetës bashkëshortore. Personat e përfshirë në një marrëdhënie harrojnë se seksi është një çështje tepër intime që ka të bëjë vetëm me jetën e tyre në çift. Është për t’u habitur sesi në disa raste me kalimin e moshës shtohen paragjykimet dhe njerëzit bëhen më të turpshëm në seks, ndërkohë që seksologët sugjerojnë se nuk ka asgjë të turpshme në sjelljen erotike të dy partnerëve sado e ‘pacipë’ të jetë ajo. Dëshira seksuale mund të rritet vetëm nëse krijohet atmosfera e nevojshme nga dy partnerët për të patur një kontakt seksual të shpenguar dhe me efektivitet të lartë. Në rastet kur i keni provuar të gjitha mënyrat, zgjidhja e vetme është të merrni këshilla më të specializuara pranë një eksperti të fushës.
Çrregullimet hormonale dhe andropauza
Dëshira për seks bie kur bie edhe niveli i testosteronit në trupin tonë. Mjekët seksologë e rendisin këtë si një sëmundje që ka të bëjë me nënvleftësimin e gjeneve dhe potencialit tonë seksual. Ajo që vihet re kryesisht tek meshkujt është mbyllja në vetvete, humbja e ambicieve, aftësia për t’u përqendruar si dhe më kryesorja, humbja e dëshirës për të bërë seks. Pasojat janë të dukshme edhe në pamjen tonë fizike. Trupi fillon të tkurret, ndërsa dhjami fillon të krijojë shtresa kryesisht në zonën e barkut. Përqendrimi i tepërt i yndyrës në këtë zonë të trupit shkakton më pas edhe komplikacionet kardiake apo shfaqjen e sëmundjes së diabetit.
Pra, ashtu si femrat menopauzën edhe meshkujt përjetojnë në një fazë të jetës së tyre një çrregullim të sistemit hormonal, por nëse tek femrat ky fenomen shoqërohet nga përmbyllja e ciklit menstrual, tek meshkujt dobësimi hormonal ose siç njihet ndryshe andropauza vjen gradualisht. Andropauza shfaqet kryesisht kur meshkujt kalojnë mbi moshën 40 vjeç. Shenjat janë lehtësisht të dallueshme. Një prej tyre është kur mashkulli humbet aftësinë për të krijuar apo tonifikuar muskujt sado të përpiqet ta bëjë këtë duke
u stërvitur në palestër apo në mënyra të tjera. Po ashtu mungesa e dëshirës për të bërë seks dhe vlerësimi i ulët për veten tregojnë se sistemi juaj hormonal nuk është si më parë. Nëse nuk jeni në humor dhe nevrikoseni shpejt këtë duhet t’ia dedikoni çrregullimeve hormonale që po pëson trupi juaj. Kur erektimi është më i ngadaltë dhe ndjeheni vazhdimisht të lodhur, nuk duhet të kërkoni shkaqe që lidhen me partnerin që keni përballë, por me atë që po ndodh në gjenet tuaja. Format e ndryshme të depresionit dhe vështirësia për të rimarrë shpejt veten pas një aktiviteti të lodhshëm fizik tregojnë se tashmë jeni duke kaluar andropauzën.
Prostata, si ndikon në jetën seksuale të mashkullit
Meshkujt që kalojnë kufirin e të 40-ve ndeshen shpesh herë me problemin e prostatës, një organ i lidhur ngushtë me seksualitetin. Patologjitë e prostatës ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në dëshirën e mashkullit për të kryer seks, por në të njëjtën kohë kushtëzojnë edhe nivelin e erektimit apo pamundësinë e arritjes së orgazmës. Po ashtu, prostata mund të dëmtojë edhe pjellorinë e mashkullit. Është tashmë e vërtetuar se me shfaqjen e problemeve në këtë organ bie ndjeshëm libido ose siç njihet ndryshe dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale. Edhe terapitë ndaj patologjive që shfaqen në prostatë japin çrregullimet e tyre në funksionimin seksual të meshkujve, pasi organet gjenitale janë të lidhura ngushtë edhe me funksionet urologjike. Shenjat janë të dukshme sidomos në ndryshimin e ndjesisë së orgazmës apo dhe ngjyrës së spermës. Kjo e fundit zëvendësohet në shumë raste nga lëngu spermatik që del në mënyrë të pavetëdijshme, por që në fakt nuk ka lidhje me kënaqësinë seksuale.
Dashuria nuk njeh moshë
Sipas një anketimi të bërë në Australi, rezultoi se 1 në tre meshkuj të moshës 75-95 vjeç janë aktivë seksualisht. Studimi përfshiu 2.783 të moshuar, të cilët kishin bërë seks të paktën një herë vitin e fundit. Statistikat tregojnë se 57% e meshkujve që kishin një jetë aktive seksuale ishin të kënaqur me potencialin e tyre, ndërsa 43% do të kishin dëshirë të bënin më shpesh seks. E rëndësishme është se, më shumë se 50% e të anketuarve e cilësojnë seksin si një element tepër të rëndësishëm të jetës së tyre. Madje ata kanë dëshirë të bëjnë të njëjtat gjëra që praktikojnë edhe personat e moshës më të re.
Si të zgjojmë dëshirat seksuale
Nuk thonë kot që dashuria kalon nga stomaku. Një ftesë për një darkë romantike nuk është ide e keqe. Për të rritur libidon e partnerit do t’ju vijë në ndihmë një meny e menduar mirë që zgjon shijet afrodiziake të personit, që ndodhet në anën tjetër të tryezës, sikur janë, çokollata, ushqimet e detit, mjalti, alkooli, frutat e thata, erëzat dhe ushqimet pikante. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A