LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi që oferta që bëri Chelsea e zemëroi Osimhenin dhe Napolin – marrëveshja u anulua plotësisht

Si ndodhi që oferta që bëri Chelsea e zemëroi Osimhenin dhe Napolin – marrëveshja u anulua plotësisht

Sky Sport Italia ka raportuar se Victor Osimhen e refuzoi transferimin tek Chelsea sepse ata i ofruan atij katër milionë euro pagë me katër milionë euro të tjera në bonuse dhe tani do të mbetet pjesë e Napolit.

Sulmuesi kishte shpresuar se një ofertë e madhe do të bëhej në orët e fundit të afatit kalimtar ndërsa Napoli negocioi me dy klube të ndryshme, duke mos arritur një marrëveshje.

Më shumë detaje kanë filluar të dalin se çfarë bëri që bisedimet me Chelsean të prishen në mënyrë kaq spektakolare këtë mbrëmje.


Gianluca Di Marzio pretendon se Chelsea i kishte ofruar Osimhenit vetëm 4 milionë euro në sezon, që ishte më pak se gjysma e pagës së tij aktuale (10 milionë euro), plus katër milionë euro të tjera bonuse varësisht nga paraqitjet e tij.

Konkretisht, dy milionë euro prej tyre ishin të lidhura me kualifikimin e Chelseat në Ligën e Kampionëve dhe dy milionë euro të tjera për golat dhe paraqitjet për klubin.

Nigeriani e pa këtë si fyese dhe e refuzoi, veçanërisht pasi sezonin e kaluar ‘Blutë’ mezi arritën të kualifikoheshin në Ligën e Konferencës.

Burimet italiane kishin qenë të qarta prej javësh, Osimhen nuk do të pranonte një ulje page nga 10 milionë euro në sezon që ra dakord me Napolin në dhjetor të vitit 2023.

Ai gjithashtu raportohet të jetë i zemëruar me Napolin për arsye se dështuan të gjejnë një marrëveshje me Al-Ahli, ku ai do të fitonte 40 milionë euro në sezon.

Tashmë Osimhen është në një situatë ku nuk ka ku të shkojë dhe Napoli nuk e dëshiron, ndaj do të jetë i përjashtuar, duke u stërvitur veçmas nga skuadra.

Shpresa e tyre e vetme në këtë pikë është që dikush nga Superliga e Arabisë të ndërhyjë deri më datë 2 shtator për të kompletuar transferimin e nigerianit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori