LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi që menaxheri gati se nuk ia mori të gjithë pasurinë Samuel Eto’os – mënyra se si e kuptoi ai që ishte në prag të falimentimit

Si ndodhi që menaxheri gati se nuk ia mori të gjithë pasurinë Samuel Eto’os – mënyra se si e kuptoi ai që ishte në prag të falimentimit

Në fillim të vitit 2011, Samuel Eto’o e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me financat e tij.

Nëna e tij ishte kthyer të jetonte në Kamerun dhe nuk po merrte të gjitha paratë që ai po i dërgonte asaj, ndërsa një klub nate në vendlindjen e tij që ai zotëronte, nuk i kishte paguar pagat për puntorët për disa muaj.

Këtë rrëfim e zbulon Marca, që është duke botuar një edicion të tillë me histori të pa-treguar ndër vite.


Samuel Eto’o (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Agjenti i Eto’o ishte njeriu përgjegjës, që duhet t’i kryente këto pagesa.

Pasi ai bëri disa kërkime, doli se një kompani që Eto’o e zotëronte dhe mbante pjesën më të madhe të fitimeve që ai i kishte, e kishte transferuar pasurinë e tij në duart e dikujt tjetër.

Samuel Eto’o dhe agjenti i tij, Jose Maria Mesalles.

Eto’o tani zotëronte vetëm një për qind të kompanisë së përmendur, ndërsa pjesa tjetër ishte në emër të ndërmarrjeve të ndryshme të kontrolluara nga agjenti i tij, Jose Maria Mesalles.

Por si ndodhi kjo?

Sulmuesi kishte besim të plotë te agjenti i tij Mesalles, që kur ishte 22 vjeç.

Eto’o e kishte lejuar menaxherin e tij të merrej me blerje, shitje, të bënte transferime, të menaxhonte pagesat e tij nga Interi. Mesalles kishte të drejt të plotë te paratë e lojtarit.

Samuel Eto’o . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Gjithçka që Eto’o kishte fituar, e që shuma ishte 40 milionë euro vetëm mes viteve 2006 dhe 2009, ishte në duart e Mesalles.

Kompania e lartpërmendur që tashmë nuk ishte më në zotërimin e Eto’os, zotëronte katër shtëpi në Palma, Barcelonë dhe Paris, një ndërtesë të tërë në Douala (Kamerun), vende parkimi, depo dhe një veturë Bentley.

Eto’o aty e kuptoi që kjo kompani që i më nuk zotëronte praktikisht asgjë, kishte të drejtën e të gjitha veprimeve dhe ishin kryer nga agjenti i tij ose kompanitë që ishin në emrin e tij.

Eto’o te Anzhi Makhachkala (Photo by Sergey Rasulov Jr/Epsilon/Getty Images)

Eto’o gjithashtu e gjeti veten në borxh, pasi u “kishte dhënë” hua atyre kompanive, normalisht pa dijeninë e tij.

Në atë kohë, sulmuesi po luante te Anzhi Makhachkala në Rusi dhe, pasi u këshillua me miqtë e afërt, ai ia largoi të gjitha fuqitë agjentit Mesalles dhe ngriti padi kundër tij.

Në fund, Eto’o arriti të rimarrë pasurinë e tij të madhe, por në atë kohë, ai ishte në prag të rrënimit financiar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar

La Liga
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Kalo në kategori