Disa hulumtues kanë bërë studime për të parë se si ndikon Facebook në gjendjen emocionale, fizike dhe psikologjike te fëmijët.

Rrjeti social Facebook, i cili nuk ka shumë vite që është krijuar, tani veçse e ka pushtuar tërë globin dhe është rrjeti social më i famshëm në të gjithë botën,  transmeton Telegrafi.


Këto janë të mirat që Facebook i sjell te fëmijët:

- Fëmijët që kalojnë më shumë në Facebook mësojnë të shfaqin më shumë ‘mëshirë virtuale’ te miqtë e tyre online

- Te fëmijët që kanë probleme shoqërore, Facebook mund t’i ndihmojë ata të mësohen se si të shoqërohen

- Facebook e rrit vetëbesimin te fëmijët

Këto janë të këqijat që Facebook i sjell te fëmijët:

- Facebook e ushqen narcicizmin

- Në disa raste edhe e ulë vetëbesimin te fëmijët

- Adoleshentët që kalojnë shumë kohë në Facebook shfaqin shenja të çrregullimeve tjera psikologjike

- Facebook nuk i përgatit fëmijët për bisedat në jetën e vërtetë

- Rrjeti social i bën fëmijët të vuajnë nga depresioni, sipas një studimi nga American academy of Pediatrics

- Facebook të bën varës

- Të humbë përqendrimin nga gjërat tjera

/Telegrafi/