Çka është siguria kibernetike, si të dallohen hakerët kibernetikë, a është dezinformimi kërcënim real – këto dhe çështje të tjera u diskutuan në serinë e radhës të “Përballje Podcast” më autor Muhamet Hajrullahun.
Ekspertja në fushën e sigurisë kibernetike, Rina Basholli, tha se siguria kibernetike ose siç njihet ‘Cyber Space’, është diçka shumë e prekshme për secilin individ.
“Po jetojmë në një kohë kur të gjitha pajisjet ndërlidhen mes vete për të transmetuar informata ose transaksione të ndryshme. Nëse ne çdo ditë i përdorim këto pajisje, pra telefonin, laptopin dhe çdo pajisje që kyçet në këtë Cyber Space, atëherë pa dashje jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe secili prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm kur ndërmerr një hap të tillë. Në momentin që e kap telefonin me u lidh me ndonjë lajm, ti duhet të jesh i vetëdijshëm që je i ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike”, u shpreh Basholli.
Ajo më tej foli edhe për dezinformimin si kërcënim real që i kanoset secilit në ditët e sotme. Ekspertja e sigurisë kibernetike tha se nëse çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj portaleve dhe ndaj mediave sociale, atëherë jemi pavetëdijshëm të ekspozuar ndaj lajmeve të rreme.
“Kështu që, kur të vjen diçka e servuar në pjatë në një farë forme ose në telefonin tëndin, atëherë jo gjithmonë është kredibile edhe i mbetet te individi që e ka marrë informatën, me vlerësu në qoftë se informata në fjalë është kredibile ose jo”.
Basholli po ashtu tregoi dy raste kur dezinformimi mund të ndodhë. Sipas saj, rasti i parë është kur një kriminal kibernetik vendos të hapë faqe false që mundet të duket shumë legjitime.
“Kjo faqe false mund të dizajnohet në atë formë që duket shumë legjitime dhe mundet me fillu një muaj, dy ose tre të funksionojë si e tillë dhe të duket që faktikisht ata janë duke e bërë një hulumtim ose thjesht janë një portal X. Pastaj janë këto social media me para që domethënë paguajnë marketing edhe në Instagram ose kudo iu del personave të caktuar, njerëzve mbarë botën, që lajmi është kështu kështu. Kjo ka ndodhë me zgjedhjet e 2016-ës në SHBA. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre portaleve, të cilat kanë qarkullu në këtë metodë”.
Edhe kështu domethënë të gjithë qytetarët e Kosovës, e gjejmë veten para një portali, i cili na është rekomanduar dhe ne e lexojmë e nuk e shikojmë kredibilitetin e tij. Kjo është njëra formë se qysh bëhet dezinformimi”.
“Forma tjetër është përmes Phishing, domethënë bëhet direkt drejt portaleve të caktuara kredibile. E zëmë Telegrafin dhe ata targetojnë një X gazetar, ose një grup të gazetarëve edhe e dërgojnë një link, i cili duket kredibil si e-mail kështu edhe ti e klikon, edhe mund të ketë ose sens të urgjencës, ose diçka indikacion të Phishing-ut e kështu gazetarët bien prej e saj dhe komprometohet ta zëmë në këtë rast, Telegrafi ose ndonjë portal tjetër”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?