LAJMI I FUNDIT:

Si mund të zhvillohet lufta në lindje të Ukrainës?

Si mund të zhvillohet lufta në lindje të Ukrainës?

Pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Rusia po përgatitet të dërgojë dhjetëra mijëra trupa në Donbas, BBC ka folur me eksperten ruse të sigurisë, Aglaya Snetkov për mënyrën sesi mund të zhvillohet lufta në lindje të Ukrainës.

“Ne jemi duke parë një luftë të ngadaltë të shkatërrimit”, thotë Snetkov.

Pse Rusia po humb kaq shumë tanke në Ukrainë?
Lexo po ashtu Pse Rusia po humb kaq shumë tanke në Ukrainë?

“Rusët do të përqendrohen në shkatërrimin e ngadalshëm të pozicioneve dhe infrastrukturës ukrainase”, shtoi ajo.


Ekspertja thotë se Putini do të sulmojë nga veriu dhe jugu i Mariupolit, transmeton Telegrafi.

Snetkov beson se Rusia mund të synojë më shumë infrastrukturën hekurudhore, por ka frikë se do të ketë edhe më shumë viktima civile.

“Nëse ata po planifikojnë të marrin nën kontroll zona në lindje duke i bombarduar ato jashtë ekzistencës, në këtë fazë nuk e dimë”, pohoi ajo.

Rusja thotë se do të duhet pak kohë që pajisjet e rënda ushtarake të arrijnë në Donbas, veçanërisht nëse ato udhëtojnë nga Bjellorusia ose Rusia.

A po planifikon Putini ta lërë përjetësisht Ukrainën në një gjendje lufte?
Lexo po ashtu A po planifikon Putini ta lërë përjetësisht Ukrainën në një gjendje lufte?

Ndërkohë, ajo thotë se emërimi i gjeneralit Aleksandër Dvornikov nga Rusia për të mbikëqyrur pushtimin mund ta bëjë strategjinë operacionale ruse më të koordinuar – me më pak gjeneralë të dërguar në vijën e frontit.

“Ajo që ka qenë befasuese deri më tani është se rusët nuk kanë pasur shef komandimi, ose të paktën ne nuk e kemi ditur se kush ishte”, përfundoi Snetkov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori