LAJMI I FUNDIT:

Si mund të mbroni një adoleshent nga bullizmi që lidhet me seksualitetin

Si mund të mbroni një adoleshent nga bullizmi që lidhet me seksualitetin

Mini-seriali “Adolescence” ishte shokues për shumë nga ata që e panë dhe kjo për shkak të pasqyrimit të shumë problemeve sociale në një skenar të vetëm

Vendosja e një adoleshenti të akuzuar për një vrasje në qendër të serialit, dialogu i tij me psikologen, dialogu mes prindërve të tij dhe të tjera ndodhi, treguan edhe njëherë për të rriturit se sa e rëndësishme është të kuptosh dhe të ndërveprosh në kohën e duhur me adoleshentët.

Pasojat e dhunës në lidhjet e dashurisë apo në bullizimin e të tjerëve sa i përket aspektit seksual mund të jenë të menjëhershme dhe afatgjata. Viktimat kanë më shumë mundësi të përjetojnë depresion, ankth, abuzim me substance narkotike, sjellje agresive dhe mendime vetëvrasëse.


Nëse jeni prind i një adoleshenti/eje apo dëshironi të dini më shumë se si mund të identifikoni se ka diçka që nuk shkon me dikë të kësaj moshe, lexoni më poshtë:

Shenjat paralajmëruese të dhunës

Shumë njerëz e lidhin dhunën fizike, si diçka që vërehet lehtësisht: shpullë, goditje apo shtyrje, ose edhe sulmin seksual, me marrëdhëniet abuzuese, por një formë tjetër dhune psikologjike është gjithashtu e zakonshme në këto marrëdhënie. Bëhet fjalë për një teknik që përdoret për të ushtruar pushtet mbi dikë, zakonisht për të krijuar ndjenja izolimi dhe frike.

Si mund të ndihmojnë prindërit

Për të ndihmuar të rinjtë të kuptojnë shëndetin e marrëdhënieve të tyre romantike, ekspertët sugjerojnë që prindërit dhe kujdestarët të angazhohen në biseda të shpeshta për të vërejtur çdo ndryshim ose problem. Të rinjtë duhet të sigurohen që të mos ofendohen ose të nënvlerësohen në marrëdhënie, veçanërisht në lidhje me pamjen ose peshën e tyre.

Prindërit mund të ndihmojnë duke ofruar informacione rreth marrëdhënieve të shëndetshme dhe abuzive, duke lejuar të rinjtë t’i eksplorojnë ato në mënyrë të pavarur pa u ndjerë në trysni, por duke ditur të dallojnë të mirën nga e keqja.

Modelimi dhe diskutimi i marrëdhënieve të shëndetshme

Prindërit dhe kujdestarët luajnë një rol kyç në demonstrimin e respektit, komunikimit dhe përkufizimin si shembuj të marrëdhënieve të shëndetshme. Edhe pse të udhëhequrit me shembull mund të jetë i rëndësishëm, është gjithashtu e nevojshme të ofrohen udhëzime të qarta për trajtimin e sfidave të marrëdhënieve.

Krijoni një ambient mbështetës dhe të hapur komunikimi

Sigurohuni që ai/ajo të ndjehet i/e sigurt për të ndarë shqetësimet me ju. Inkurajoni komunikimin e hapur dhe dëgjoni pa gjykuar. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënieje besimi, ku ai ose ajo mund të ndihen të mbrojtur, citon Anabel.

Gjithashtu, në momentin që keni dyshime mbi sjelljen e fëmijës tuaj, mos hezitoni të konsultoheni me një specialist, si p.sh psikolog. Po ashtu, mund edhe të bindni fëmijën të flasë me një specialist nëse e shihni të nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si t’i identifikoni dhe shëroni alergjitë?

Si t’i identifikoni dhe shëroni alergjitë?

Shëndetësi
Kalo në kategori