Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Shtatzënia zgjatë rreth 40 javë, por kjo nuk do të thotë se ju do të lindni saktësisht në datën e terminit të lindjes që e ka llogaritur mjeku.
Çudia e parë që mund ta jeni kur shkoni në vizitën e parë te mjeku është kur mjeku ju tregon se në cilën javë të shtatzënisë jeni. Do të befasoheni, sepse javët që ju thotë mjeku janë më shumë se sa që ju i keni llogaritur.
Kjo ndodhë për shkak se mjeku llogaritjen e javëve e bën duke u bazuar në ditën e parë të menstruacioneve të fundit. Çuditshëm apo jo?
Mjeku i llogaritë si ditë të shtatzënisë edhe ditët kur ju ishit me menstruacione dhe rrjedhimisht s’ka qenë e mundur që të jeni shtatzënë.
Llogaritja duke u bazuar në ditën e parë të menstruacioneve të fundit bëhet sepse kjo është një datë që shumica e grave e mbajnë në mend.
Termini i lindjes llogaritet kur datës së menstruacioneve të fundit i hiqen tre muaj dhe i shtohen shtatë ditë. Domethënë, nëse dita e parë e menstruacioneve të fundit ka qenë me 10 qershor, atëherë termini i lindjes do të jetë me 17 mars.
Por, a lindin krejt bebet në datën e terminit të lindjes? Jo! Vetëm 5% e bebeve lindin pikërisht në këtë datë. Lindja quhet me kohë nga java 37 deri në javën e 41, por shumica e lindjeve kryhen para javës së 41.
Ditët pas terminit të lindjes mund t’ju shqetësojnë juve dhe burrin tuaj, sepse keni pritur që lindja të fillojë, por derisa bebja dhe ju jeni mire rrini e qetë!
Kontaktoni mjekun tuaj vetëm atëherë kur kalon java e 41. Në këtë rast zakonisht jepen barna për të nxitur tkurrjet e mitrës për ta filluar lindjen.
Mënyra tjera të llogaritjes së javëve të shtatzënisë janë: përmes ekzaminimit me ultrazë, duke llogaritur datën kur i keni ndier për herë të parë lëvizjet e bebes dhe duke matur distancën nga simfiza deri te fundusi (pjesa e sipërme e mitrës).
Pyetja më e shpeshtë që ju bëjnë njerëzit përreth është “kur do të hysh në muajin e nëntë?”; në muajin e nëntë jeni kur do t’i keni të plotësuara 36 javë, por lindja quhet me kohë duke filluar nga java e 37.
Përpiquni që llogaritjen e shtatzënisë ta bëni me javë dhe jo me muaj.
Nëse prapëseprapë doni ta dini se në cilin muaj të shtatzënisë jeni atëherë duhet ta llogarisni se një muaj ka afërsisht 4 javë e 3 ditë; i vetmi muaj që ka 4 javë është shkurti (përveç vitit të brishtë kur ka një ditë më shumë).
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë