LAJMI I FUNDIT:

Si kujdesen engjëjt e Victoria’s Secret për aknet në fytyrë dhe trup (Foto)

Si kujdesen engjëjt e Victoria’s Secret për aknet në fytyrë dhe trup (Foto)

E njihni ndonjë nuse të cilës i janë shfaqur aknet në fytyrë ditën e dasmës sepse ka qenë shumë e stresuar?

Epo, nëse flasim teorikisht, disa nga engjëjt e Victoria’s Secret të cilat kanë ecur në Fashion Show 2017 në Shanghai, janë ato nuse, transmeton Telegrafi.


Kur janë pyetur se si kujdesen për aknet, gazetarët kanë pritur që ato të pranojnë se gjithmonë kanë lëkurë të pastër.

Por, siç duket, edhe ato vuajnë nga fenomeni i akneve dhe secila nga to ka ndonjë mënyrë të caktuar se si i trajton.

Alessandra Ambrosio

Ambrosio thotë se për aknet e saj përkujdeset një zonjë në Los Angeles, e cila i bën maska të veçanta kundër akneve.

Lais Ribeiro

“Në fakt edhe gjatë eventit më është shfaqur një akne në mjekër. Pavarësisht se kam marrë me vete maska të ndryshme kundër akneve, ato nuk më kanë ndihmuar, kësisoj është dashur ta mbuloj atë akne me makijazh”.

Stella Maxwell

“Unë e përdori locionin ‘Mario Badescu Drying Lotion’ – atë me ngjyrë rozë. E dezinfekton lëkurën dhe funksionon vërtet, ndërsa kushton vetëm 16 funte”.

Sara Sampaio

“Mua më shfaqen akne. Një të tillë e kam të mbuluar tani në fytyrë. Dermatologu im Dr. Orentreich ka një lëng magjik, funksionon si anti-pezmatues. E vendosi atë, dhe në plot kuptimin e fjalës aknja zhduket ditën tjetër”.  /Telegrafi/