”Pse në gjuhën angleze kumbarën e quajnë "Best men", cila martesë kishte më së shumti ftesa dhe sa të ftuar ishin, por edhe kur dhe kush ishte i pari që e solli fustanin e bardhë të nusërisë ...
1. Para 4000 vjetësh ishte bërë praktikë gjerësisht e pranueshme në Babiloni që një muaj pas martesës babai i nuses ta dehte dhëndrin me një birrë në atë kohë shumë të popullarizuar nga mjalti. Duke pasur parasysh se ata e kishin një kalendar hënor, ky muaj është quajtur muaj mjalti, ose siç e quajmë ne tani, muaji i mjaltit…
2. Anglezët e quajnë kumbarën “Best man” (njeriu më i mirë), ndërsa kjo shprehje u shfaq në periudhën kur skocezët i kidnaponin gratë e tyre të ardhshme. Një mik i dhëndrit, i cili gjatë kidnapimit dallohej si më i miri, quhej “best man” ose njeriu më i mirë, ndonëse tradita thuhet se rrjedh qysh nga Gotët e vjetër.
3. Rreth vitit 1500, numri më i madh i martesave bëhej në qershor, sepse larja bëhej në maj dhe njerëzit deri në qershor ende mbanin erë të mirë. Megjithatë, në rast se dikush fillonte të kundërmonte, nusja në duart e saj e mbante një buqetë me lule, që të dominonte era e bukur.
4. Unaza e fejesës dhe unaza e martesës – barteshin në gishtin e unazës, sepse besohej se vena nga ai gisht shkon drejt e në zemër. Kjo venë quhej vena e dashurisë.
5. Fustanin e parë të bardhë të nusërisë e kishte veshur princesha Victoria në vitin 1840. Më parë, nuset e vishnin fustanin më të bukur që e kishin.
6. Tek shumë popuj ekziston një besim se në qoftë se dhëndrit i bie unaza gjatë ceremonisë së dasmës, martesa do të jetë e mallkuar.
7. Shumë popuj besojnë se nusja do të jetë më e lumtur në qoftë se vesh këpucë të vjetra.
8. Martesa me numrin më të madh të të ftuarve ishte martesa hebraike në Jerusalem në vitin 1993, në të cilën morën pjesë 30.000 njerëz.
9. Nuset në Suedi e vendosnin një monedhë argjendi nga babai në njërën këpucë dhe një monedhë ari nga nëna në këpucën tjetër, që prindërit të siguroheshin se ajo kurrë nuk do të mbetej pa para.
10. Në Finlandë nuset shkonin derë më derë me një thes të zbrazët, në të cilin vendoseshin dhuratat, ndërsa me të shkonte gjithmonë mashkulli më gjatë i martuar, i cili e përfaqësonte jetëgjatësinë e martesës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjatime për shëndetin e shtyllës kurrizore

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Historiku i racës së qenit Molos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania