Klementin Mile
Një ditë, ndërsa po sistemoja disa gjëra në shtëpi, gjeta një fletë të vjetër fletoreje mbi të cilën ishte shkruar një poezi. Njoha shkrimin e motrës sime dhe u bëra kurioz ta lexoj. Mbi të gjitha më bënë përshtypje dy vargje: “Do rri ulur të pres ikjen/ po kur ikja ikën, ku shkon?” Përtej çdo analize letrare, këto vargje shprehin një përvojë unike, atë të njeriut në botë që përpiqet me të gjitha forcat ta kuptojë botën e vet, përvojën e qenësorit që Heideggeri e shpreh me termin filozofik Dasein.
Në këto vargje kombinohen në mënyrë thuajse të padallueshme prej njëra-tjetrës dy ide: ideja e fundësisë dhe ideja e pafundësisë. Bota shfaqet njëkohësisht si e fundme dhe si e pafundme. Por, fakti që këto vargje shprehin një pyetje dhe kanë ton melankolik, të jep të kuptosh shqetësimin e thellë, parehatinë e njeriut në botë, si atëherë kur e mendon botën të fundme, ashtu dhe kur e mendon të pafundme. Në fakt, ky kombinim i së fundmes me të pafundmen duket të shprehë situatën ekzistenciale të njeriut dhe mund të jetë tipar esencial i çdo poezie dhe forme arti në përgjithësi.
Në veprën e tij madhore “Kritika e Arsyes së Kulluar”, Kanti shkruan për konfliktin e ideve tona transcendentale. Kështu, arsyeja njerëzore mund të krijojë idenë se “bota ka një fillim në kohë dhe është gjithashtu e kufizuar në hapësirë”. Këtë Kanti e quan tezë.
Por, po ashtu arsyeja mund të krijojë antitezën se “bota nuk ka fillim dhe as kufij në hapësirë, por është e pafundme si në kohë ashtu dhe hapësirë”. Kanti e përfundon komentin e vet mbi këtë antinomi të arsyes sonë, duke thënë se të dyja këto ide – teza dhe antiteza – janë të gabuara. Ato burojnë prej një lloj iluzioni që Kanti e quan “iluzion transcendental”. Pra, njeriu edhe pse krijon idenë e fundësisë ose të pafundësisë së botës, gabohet në të dyja rastet.
Kjo nuk do të përbënte ndonjë problem të madh po të ishte çështje me rëndësi vetëm për shkencëtarët e natyrës si fizikanët, kimistët dhe biologët. Por, fakti është që të gjithë ne, si njerëz, përballemi shqetësueshëm me iluzionin e fundësisë dhe pafundësisë së botës. “Shqetësim” nuk është fjala e duhur. Përvoja e fundësisë apo pafundësisë së botës është kaq themelore saqë na shfaqet si problem ekzistencial. Vetë jeta jonë, në kuptimin e vendimit për të jetuar, varet nga kjo përvojë.
Problemi është se fundësia e botës është po aq absurde sa dhe pafundësia e saj. Absurdi, mungesa e kuptimit, është problemi. Le të kujtojmë, me këtë rast tezën e Camus që e lidhte vetëvrasjen me absurdin. Njeriu nuk mund të jetojë dot po nuk arriti t’i japë kuptim jetës së vet. Në këto kushte, kur arsyeja e shpie në alternativa njësoj absurde si fundësia dhe pafundësia e botës, si arrin njeriu ta shmangë aktin fatal të vetëvrasjes? Duke mos menduar fare për to? Por, njeriu është qenie me arsye, si mund të heqë dorë prej saj?
Fundësia është ide që nënkupton praninë e një objekti, botës së fundme si objekt. Pafundësia, nga ana tjetër, është ide që implikon mungesën e objektit: një botë e pafundme nuk është objekt, pasi nuk është e kufizuar në hapësirë dhe kohë. Duket se përvojat tona janë të lidhura pazgjidhshmërisht me praninë ose mungesën e objektit (qoftë ky objekt bota, ose ndonjë gjë specifike e saj si person, send, ngjarje etj). Kështu, frika përjetohet përballë një objekti, ndërkohë që ankthi nuk ka objekt; dëshira fokusohet te objekti i munguar, ndërsa pasioni është pësim prej një objekti të pranishëm. Jeta jonë është e mbushur me emocione si këto, të cilat duket të kenë funksion rregullues.
Në fakt, njeriu mund t’i shpëtojë absurdit të botës ku gjendet vetëm nëpërmjet zhvendosjes së vazhdueshme nëpër këto emocione. Si të thuash, për të mbijetuar njeriu duhet të jetë një akrobat i zoti, i aftë të qëndrojë në majë të gishtave dhe asnjëherë shumë gjatë në ndonjërin prej emocioneve. Sapo ideja e fundësisë (p.sh. e vdekjes së pritshme, e kotësisë së investimit) t’i rëndojë në mendje, njeriu duhet të zhvendoset te ideja e pafundësisë (te jeta e përhershme, te sakrifica për brezat e ardhshëm, te dashuria e pakufishme e Zotit) dhe sapo kjo e dyta t’i bëhet e rëndë, lipset të rendë te e para.
Në terma përjetimi, kjo nënkupton zhvendosjen e vazhdueshme nga ankthi te frika dhe prapë te ankthi, nga pasioni te dëshira e prapë te pasioni, e kështu me radhë. Njeriu është qenie kufitare – ai mund të jetojë vetëm në kufirin ku fundësia dhe pafundësia shkrihen në një sintezë emocionale, siç dëshmon vazhdimisht poezia dhe arti njerëzor. /mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-85-780x439.jpg)
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-86-780x439.jpg)
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim