Shumica e nënave të ardhshme pyesin se si do të dinë që ka filluar lindja. Mos u brengosni, do ta dini, ndërkaq ne do t’ju tregojmë dy mënyra se si fillon lindja
Lindja fillon në dy mënyra: me rrjedhjen e ujit të frytit apo me fillimin e dhembjeve. Pra, nëse fillon të rrjedhë uji, është krejt njësoj a keni apo jo dhembje – lindja ka filluar.
Qartazi, më së shpeshti bashkë me rrjedhjen e ujit do të ndodhin edhe dhembjet, mirëpo kjo nuk do të thotë patjetër.
Dhembjet
Uterusi (mitra) tashmë gjatë shtatzënisë përgatitet për lindje. Mitra është e ndërtuar nga fibrat e lëmuar muskulorë dhe indeve lidhore. Në trupin e mitrës ka më së shumti inde muskulore. Tufat muskulore në murin e mitrës rrisin vëllimin e tyre gjatë shtatzënisë me procesin e hipertrofisë dhe hiperplazisë, gjë që bashkë me tërheqjen e cila është e shkaktuar me rritjen e frytit, çon deri aty që në shtatzëni mitra të rritet për dhjetëra herë, transmeton Telegrafi.
Aftësia e kontraktilitetit dhe elasticitetit të muskujve të mitrës janë karakteristika të rëndësishme nga të cilat varet cilësia e dhembjeve. Kontraktimet e mitrës janë nën kontrollin e sistemit vegjetativ nervor, ndërkaq është vetë kontraktimi i mitrës, d.m.th., fenomeni elektromekanik i cili çon deri në shkurtimin e fibrave të miometrisë.
Dhembjet e vërteta të fazës së parë të lindjes fillojnë me shtrëngime të dhembshme të cilat zgjasin rreth gjysmë minute dhe shfaqen në distanca të rregullta prej 20 deri në 30 minuta.
Në zhvillimin e mëtejshëm fuqia e kontraktimeve shtohet, ndërkaq koha midis tyre shkurtohet në më pak se 10 minuta, gjë që njëkohësisht konsiderohet “alarm” për të shkuar në maternitet.
Megjithatë, perceptimi e dhembjeve është karakteristikë individuale dhe nuk duhet t’u përmbaheni rregullave strikte të shkuarjes në maternitet, sepse të tilla nuk ekzistojnë.
Në fillim të lindjes janë të zakonshme 3 – 4 dhembje në 10minuta, pastaj në të ashtuquajturën fazën e dytë të lindjes edhe 5 dhembje në 10 minuta. Lindjen normale e karakterizojnë kontraktimet e rregullta, d.m.th. të koordinuara të mitrës të cilat zgjerojnë lehtë dhe në mënyrë efikase qafën e mitrës.
Për lindje normale nevojiten rreth 200 dhembje, ndërkaq vetë lindja e nënave që lindin për herë të parë zgjat rreth 12 orë, ndërkaq e atyre që kanë lindur disa herë 5 – 8 orë.
Pëlcitja e amnionit – rrjedhja e ujit
Uji i frytit në rrethana fiziologjike është lëng i pangjyrë, paaromë – rrjedhja e së cilës është dalja, d.m.th. rrjedhja nuk mund të kontrollohet. Amnioni mund të pëlcasë në dy mënyra; mund të ndodhë ruptura e gjysmës së poshtme të amnionit (pjesa e membranës së amnionit, e cila mbulon fytin e mitrës), kur arrihet deri te derdhja e sasisë më të madhe të ujit, gjë që është e mundshme të vërehet apo së paku të dyshohet që fjala është për rrjedhje të ujit.
Mënyra tjetër është e ashtuquajtura pëlcitja e lartë. Në të vërtetë këtu bëhet fjalë për rupturën e mbështjellëses së lartë mbi fytin e mitrës, e cila klinikisht manifestohet vetëm me rrjedhje të kohëpaskohshme të sasive të vogla të ujit, të cilat shpesh injorohen nga ana e shtatzënave të cilat konsiderojnë që ajo ka qenë “sasi e parëndësishme dhe shumë e vogël” për t’i kushtuar kujdes.
Është me rëndësi të përsëritet që me rrjedhjen e ujit ka filluar lindja. pa marrë parasysh sasinë e ujit i cili rrjedh dhe ka apo nuk ka dhembje, si dhe në të gjitha rrethanat e rrjedhjes së ujit apo të dyshimit duhet të shkohet në maternitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë
Demi Moore nxit thashetheme për operim plastik pas sfilatës në Paris

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës