LAJMI I FUNDIT:

Si do ekstradohet vrasësi i Nikulaj, mundësia e shkëmbimit me një markon në kërkim

Si do ekstradohet vrasësi i Nikulaj, mundësia e shkëmbimit me një markon në kërkim

Ruben Saraiva, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj pas atentatit ka dalë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas ka shkuar në Marok atje edhe ku u arrestua këtë të hënë.

Interpol Maroku ka njoftuar autoritetet shqiptare përmes një shkrese zyrtare ku thuhet: “Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim.”


Maroku kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe argumentat mbi veprat penale për të cilat akuzohet nga Shqipëria.

Mirëpo nga ana tjetër Shqipëria dhe Maroku nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, por referuar rasteve të ngjashme në të kaluarën autoritetet përkatëse kanë përdorur parimin e reciprocitetit të ndërsjellë, ndaj ekziston mundësia që Saraiva të shkëmbehet me ndonjë person të shpallur në kërkim nga autoritetet marokene dhe që mund të jetë ndaluar në Shqipëri.

Atentatori Saraiva mësohet se ka disa anëtarë të familjes në Marok dhe ka qenë i mirë-informuar se nuk ka një marrëveshje të tillë ekstradimi mes dy vendeve, ndaj e ka zgjedhur si destinacion për tu arratisur.

Ndërsa prokuroria e Lezhës është duke përgatitur dosjen për t’ia dërguar Ministrisë së Drejtësisë, ku kjo e fundit pasi ta përkthejë do e delegojë në Marok.

Ndërkohë vijon puna kërkimore për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje Harry Simpson./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori