Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Arbër Beka ka folur për konkursin e Policisë për procesin e gradimit të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” , e të cilin gjatë ditës së martë policia e ka anuluar pas raportimit për favorizime e parregullsi.
Beka ka thënë se është i kënaqur që policia e Kosovës ka marrë për bazë rekomandimet e dhëna nga IPK-ja në lidhje me këtë konkurs.
Ai ka thënë se deri te këto rekomandime kanë ardhur pas realizimit të një inspektimi të jashtëzakonshëm në departamentin e burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës (PK).
“Pas realizimit të inspektimit të jashtëzakonshëm në Departamentin e burimeve njerëzore të Policisë së Kosovës, bazuar në numrin e madh të ankesave që Inspektorati Policor ka pranuar dhe bazuar në disa publikime, shkrime e kronika në media, kemi publikuar raportin e inspektimit, janë dhënë 8 rekomandime, duke përfshirë rishikimin dhe harmonizimin e udhëzimit administrativ për procedurën e gradimit për policët, që të shikohet çështja e kohës së qëndrimit minimal në gradë në mesin e kritereve të aplikimit, që policia të sigurohet se po aplikohen masat kufizuese për kadetët dhe policët dhe që po bëhet filtrimi i kadetëve që nuk plotësojnë kriteret për procesin e gradimit”, ka deklaruar Beka, për emisionin “Five” të RTV Dukagjinit.
Ndryshe, seria e raportimeve që bëri TV Dukagjini që nga muaji maj të këtij viti është konfirmuar gjatë ditës së hënë [dje].
Bëhet fjalë për keqpërdorimet në procesin e gradimit brenda Policisë së Kosovës dhe për qëllim kishte gradimin e “Policëve të Lartë” në “Rreshter” pozitë për të cilën ishin vetëm 355 vende të lira dhe për të aplikuan mbi 2200 persona.
Në mesin e tyre ishin edhe gjenerata e 54 e Policisë së Kosovës, së cilës iu lejua aplikimi në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për Procesin e Gradimit.
Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media ka njoftuar se “me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, sot është anuluar konkursi për gradimin në gradën rreshter”.
Policia tha se do t’i marrë për bazë rekomandimet e Inspektoratit Policor.
“Bazuar në të gjeturat e stafit policor të angazhuar për analizim të procesit si dhe raportit të inspektimit të IPK-së, është vlerësuar se procesi ka qenë në përgjithësi i rregullt dhe mirë i organizuar, përjashtimisht disa procedurave dhe çështjeve teknike e administrative, për të cilat IPK-ja ka dhënë rekomandimet e saja. Andaj, me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024”, thuhet në njoftim.
Policia tha se disa kandidatë kanë shprehur pakënaqësi për procesin e përgatitjes dhe mbarëvajtjes së konkursit, duke shtuar se këtij procesi i është bërë inspektim i jashtëzakonshëm.
Lidhur me këtë konkurs, Policia e Kosovës ishte angazhuar në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e tërë procesit, duke angazhuar personel të mjaftueshëm si dhe duke caktuar komisionet mbikëqyrëse të të gjitha fazave të procesit të gradimit për gradën rreshter.
“Edhe pse i tërë procesi, përfshirë testimin me shkrim, ishte mirë i përgatitur dhe i organizuar, megjithatë pas shprehjes së disa pakënaqësive nga një numër i kandidatëve në këtë proces, Policia e Kosovës duke u bazuar në parimet e transparencës, etikës, vlerave themelore, integritetit profesional dhe besueshmërisë, ka angazhuar stafin policor në analizimin e procesit, gjithashtu është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i cili ka bërë një inspektim të jashtëzakonshëm të këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Sipas PK-së bazuar edhe në rekomadimet nga IPK-ja do të nisin përgatitjen për hapjen sa më shpejtë të konkursit të ri.
Ndryshe, Dukagjini kishte raportuar ekskluzivisht se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm lidhur me menaxhimin e procesit të gradimit për rreshterë, pas shqetësimeve të ngritura mbi rregullsinë e këtij procesi.
Më herët, raportime nga Dukagjini sugjeronin se kishte pasur parregullsi në testimin me shkrim të mbajtur në fillim të muajit maj, përfshirë favorizime të mundshme për familjarët e eprorëve.
Raporti i IPK-së thekson se procesi i gradimit është shoqëruar me disa dobësi në fazën e konkurrimit, duke ngritur shumë shqetësime dhe ankesa.
IPK-ja nënvizon nevojën për rishikimin e bazës ligjore aktuale për të harmonizuar udhëzimin dhe programin e trajnimit themelor, si dhe për respektimin e kritereve të aplikimit.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i raportit është përfshirja e kriterit etnik gjatë krijimit të paneleve vlerësuese, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e kandidatëve nga etnitë e tjera. Edhe pse mbarëvajtja e testimit nuk evidentoi ndonjë dobësi të madhe, raporti thekson nevojën për përgatitje më cilësore të procesit nga ana teknike.
“Procesi i gradimit është përcjellur me disa dobësi në fazën e konkurrimit, si rezultat i të cilave janë ngritur shumë shqetësime dhe ankesa lidhur me këtë fazë.
Vihet në pah nevoja e rishikimit të bazës ligjore aktuale, duke marrë parasysh nevojën e harmonizimit të Udhëzimit dhe Programit të trajnimit themelor, si dhe respektimit të kritereve të aplikimit.
“Respektimi i kriterit etnik gjatë krijimit të panele vlerësuese duhet të merret parasysh varësisht prej proceseve të gradimit dhe pjesëmarrjes së kandidatëve nga etnitë e tjera. Mbarëvajtja e testimit nuk ka evidentuar ndonjë dobësi përveç nevojës për përgatitje më cilësore të procesit i përket aspektit teknik”, thuhet në raportin e IPK-së.
IPK-ja ka dhënë tetë rekomandime kryesore për Policinë e Kosovës. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita Botërore e Foshnjave të Lindura Para Kohe: Ajri i ndotur dhe mosha faktorët e rrezikshëm për lindjen e parakohshme
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Ibrahimi: Jemi në politikë sepse kemi shqetësimet e përbashkëta me qytetarët për çështjet publike
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren për të vepruar Prokuroria
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën