Si bëhet sallata më e popullarizuar në botë

Sallata Cezar është zgjedhja e vërtetë për racion të shëndetshëm dhe të shijshëm. Përbërësit:▪ 200 gr fileta pule ▪ 1 fetë buke të thekur ▪ Sallatë e gjelbër ▪ 50 gr djathë Parmigiano në copa të vogla ▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirësPërbërësit për salcën:▪ 100 ml majonezë ▪ 40 ml qumësht ▪ 40 gr parmigiano i grirë ▪ 1 lugë gjelle mustardë ▪ 2 lugë gjelle lëng limoni ▪ 1 thelbi hudhërPërgatitja:
Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.
Filetat e pulës i presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.
Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me filetat e pulës sipër sallatës së gjelbër dhe djathit në copa.
Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.
/Telegrafi/

















































