Studimet më të fundit sugjerojnë se shumica e popullsisë moderne hebreje janë pasardhës kryesisht nga popujt prej Turqisë së lashtë, dhe jo nga vende të tjerë në Lindjen e Mesme.
Studimet e reja tregojnë se shumica e popullsisë hebreje në Europën veriore dhe lindore – normalisiht të njohur si Hebrenj Ashkenazë – janë pasardhës të grekëve, iranianëve dhe të tjerëve që kolonizuan atë që është sot Turqia moderne, më shumë se 2000 vjet më parë, dhe më pas u konvertuan në Judaizëm, ndoshta në shekujt e parë pas Krishtit, nga hebrenjtë prej Persisë. Në atë fazë, Perandoria Perse ishte vendi ku ndodheshin komunitetet më të mëdha të hebrenjve.
Sipas studimeve të kryera nga gjeneticisti Dr. Eran Elhaik në Universitetin e Sheffieldit, më shumë se 90 për qind e paraardhësve të Ashkenazëve vijnë prej atij komuniteti të lashtë në verilindje të Turqisë.
Studimi i tij bazohet në prova gjenetike dhe historike.
Për studimet e tij gjenetike gjeografike, Dr. Elhaik përdorte një sistem modelimi kompjuterik të Strukturës së Popullsisë Gjeografike, për të konvertuar ADN e hebrenjve Ashkenazë në informacion gjeografik.
Dr. Elhaik, një gjeneticist i lindur në Izrael, që e ka marrë doktoraturën në evolucionin molekular nga Universiteti i Hjustonit, beson se tre fshatra turq që ende mbijetojnë – Ishkenaz, Eshkenaz dhe Ashanaz – në pjesën perëndimore të një Rruge të Mëndafshtë të lashtë, ishin pjesë e vendlindjes së Ashkenazëve.
Ai beson se fjala Ashkenaz e ka origjinën nga Ashguza – asirianët dhe babilonasit e lashtë quanin kështu popujt euraziatikë të Epokës së Hekurit, Scithët.
Duke iu referuar emrave të tre fshatrave turq, Dr. Elhaik thekson se “Turqia verilindore është i vetmi vend në botë ku ekzistojnë këta vende-emra”.
Nga vitet 690, persekutimi kundër hebrenjve nga Perandoria e krishterë bizantine duket se ka luajtur një rol, për të shtrënguar një numër të madh hebrenjsh që të largoheshin përmes Detit të Zi, drejt një shteti më miqësor – Perandoria Khazare e sunduar prej turqve, me popullsitë e saj të mëdha sllave dhe të tjera.
Disa analiza të gjuhës jidishe sugjerojnë se ajo ka qenë fillimisht një gjuhë sllave, dhe Dr. Elhaik si dhe të tjerë besojnë që ajo u zhvillua, ndoshta në shekujt 8 dhe 9, nga tregtarë hebrenj që bënin tregti përgjatë disa prej rrugëve të mëndafshit më në veri, që lidhnin Kinën me Europën.
Në vitet 730, Perandoria Khazare kishte nisur të konvertohej në judaizëm – dhe më shumë njerëz u konvertuan në këtë besim.
Por kur Perandoria Khazare pësoi rënien e saj rreth shekullit 11, një pjesë e popullsisë së hebrenjve pothuaj me siguri migroi në perëndim në Europën Qendrore.
Atje, teksa tregtarët hebrenj që flisnin jidisht hynë në kontakt me popujt europiano-qendrorë, shpesh herë gjermanikë, dhe filluan të zëvendësojnë fjalët sllave në jidisht me një numër të madh fjalësh gjermanike, ndërkohë që ruajtën një pjesë të gramatikës fillestare sllave. Shumë prej fjalëve të hebrenjve duket se janë shtuar gjithashtu në këtë fazë.
Modelimi gjenetik i përdorur në këtë studim bazohej në të dhëna të ADN-së nga 367 hebrenj me origjinë Europiano veriore dhe lindore, dhe më shumë se 600 jo-hebrenj, kryesisht nga Europa dhe Azia perëndimore.
Dr. Elhaik thotë se është studimi më i madh i gjenomës që është kryer ndonjëherë mbi hebrenjtë Ashkenazë. Studimi i tij do të botohet në revistën shkencore britanike “Genome Biology and Evolution”. /The Independent – www.bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Arrestohet miliarderi francez

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë