LAJMI I FUNDIT:

“Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat” – ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

“Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat” – ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Nedum Onuoha, ka qene pjesë e një podcasti, ku zbuloi se si i marrin pagat yjet e futbollit, duke thënë se “të gjithë mendojnë gabim”. 

Onuoha, një fëmijë i Manchester City dhe më vonë një lojtar me një shenjë serioze në futbollin anglez, është sot një ekspert i respektuar i futbollit dhe një mysafir i mirëpritur në emisionet televizive kushtuar Ligës Premier. 

Mbrojtësi nga Nigeria ishte i ftuar në një podcast në kanalin YouTube të James Allcott, ku zbuloi një sërë faktesh interesante. Ndër të tjera ai ka dashur të mësojë se si paguhen futbollistët. 


Ai zbuloi se të gjithë mendojnë gabimisht se pagat paguhen në baza javore, sepse normalisht rroga e një futbollisti llogaritet në bazë të asaj sa fiton në javë. 

“Ne paguhemi një herë në muaj. Është e çuditshme që flitet që ne paguhemi çdo javë. Të them të drejtën, edhe mënyra se si diskutohen kontratat tani, qofshin bonuse dhe shpenzime, është javore. Shumica nuk e dinë këtë, por ne nuk paguhemi çdo javë”, deklaroi Onuoha. 

Ish-mbrojtësi tregon se të flasësh për para në dhomat e zhveshjes është një temë “tabu” dhe askush nuk flet. 

Pas 95 paraqitjeve për Manchester Cityn, Onuoha u transferua në Sunderland, dhe më pas në Queens Park Rangers, ku la gjurmën e tij më të madhe.  

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre
Lexo po ashtu Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Ai luajti 207 ndeshje për QPR, përpara se të përfundonte karrierën e tij në MLS duke luajtur për Real Salt Lake City në vitin 2020. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori