LAJMI I FUNDIT:

Shumica dërmuese e bullgarëve mendojnë se bullgarishtja dhe maqedonishtja janë të njejta

Shumica dërmuese e bullgarëve mendojnë se bullgarishtja dhe maqedonishtja janë të njejta

Instituti bullgar për politikë ka bërë një anketë me qytetarët e Bullgarisë, në vigjilje të përmirësimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

51% e qytetarëve të Bullgarisë mendojnë se qytetarët e Maqedonisë janë të ngjajshëm apo të njejtë me qytetarët e Bullgarisë.

72% e bullgarëve mendojnë se populli maqedonas është i përafërt me popullin bullgar, thuhet në anketën e publikuar nga DNES që përcjellet nga Telegrafi Maqedoni.


64% e qytetarëve të Bullgarisë mendojnë se Maqedonia dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. 27% përqind mendojnë se historia nuk ndikon në ngjarjet e tanishme.

91% e bullgarëve mendojnë se gjuha e folur në dy vendet është e njejtë. Vetëm 8% mendojnë se gjuhët janë të ndryshme.

87% e qytetarëve të Bullgarisë mendojnë se shteti i tyre duhet të mbështes shtetin fqinj për integrim në BE dhe NATO.

Marrëdhëniet e acaruara nga e kaluara, për 85% e qytetarëve të Bullgarisë është e ndikuar artificialisht nga politika.

Bullgarët sipas kësaj ankete mendojnë më pozitivisht për Maqedoninë që nga fillimi i gushtit, kur edhe u nënshkrua marrëveshja për fqinjësi të mirë mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori