LAJMI I FUNDIT:

Shumë të ftuar, modele atraktive dhe pjesëmarrës nga të gjitha sferat – Mbahet Prishtina Fashion Night Pranverë – Verë 2018

Shumë të ftuar, modele atraktive dhe pjesëmarrës nga të gjitha sferat – Mbahet Prishtina Fashion Night Pranverë – Verë 2018

Është mbajtur një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në vendin tonë.

Në Prishtina Fashion Night u prezantua koleksioni më i ri Pranverë – Verë 2018 nga shtëpi të ndryshme të modës.


Në pasarelë për sfilatën e 12-të u përkujdesën IB Events dhe B Models.

TV Dukagjini me emisionin “Modë” me Renatën ka sjellë pamje nga kjo ngjarje, në fokus veshjet duke filluar nga ato ditore e deri te fustanët elegant.

Në këtë storie speciale të realizuar nga autorja Renata Gafuri flasin emra prominentë nga sfera e politikës, dizajnerë, këngëtarë dhe moderatorë.

Emisioni “Modë” me Renatën shfaqet çdo të premtë nga ora 20:30.

/Telegrafi/