Të duket e habitshme në një vend që kujdeset kaq shumë për statistika dhe e do rregullin si Gjermania, që askush nuk e di numrin e saktë të xhamive dhe hapësirave për falje. Cilat janë arsyet?
Se sa shoqata, xhami apo hapësira për falje për myslimanët ka në Gjermani nuk dihet me saktësi. Në një kohë që shumë grinden për “numrin e madh të xhamive” apo “për shtimin gjithnjë e më të madh të xhamive”.
Ka vetëm përllogaritje për numrin e xhamive dhe hapësirave për falje në Gjermani.
Studiuesi i islamit, Michael Blume shpjegon një arsye të thjeshtë juridike për këtë. “Sipas kushtetutës gjermane nuk ka detyrim regjistrimi për komunitetet fetare.
Që do të thotë që nëse një fe apo organizatë fetare nuk është subjekt i anëtarësuar juridik atëherë ajo nuk llogaritet nga ana statistikore.”
Xhamitë si tempujt
Po ashtu në Gjermani si për xhamitë, nuk dihet as sa tempuj budistë ka në Gjermani, krahason studiuesi.
Xhamitë në Gjermani regjistrohen në bazë të së drejtës së shoqatës dhe ato e kanë në dorë të lidhen ose jo me shoqata më të mëdha si Ditib apo të jenë komplet të pavarura.
E kundërta e kësaj janë kishat e mëdha. Ato janë të regjistruara në “librin e vitit” të Zyrës Statistikore Gjermane, po ashtu si komunitetet hebraike.
Kisha dhe komuniteti hebre kanë marrëveshje ligjore klerikale me shtetin.
Ndërkohë në librin e statistikave nuk gjendet asnjë fjalë për islamin, xhamitë apo myslimanët. Nga ana tjetër kisha katolike numëron jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën, se sa kisha ka.
2500, 2600, 2700
E megjithatë përmenden shifra për xhamitë në Gjermani. Këshilli Qendror i Myslimanëve bëri të ditur në fillim të tetorit se ka rreth 2500 xhami e hapësira fetare në Gjermani.
Shumica prej tyre janë dhoma faljesh në oborret e pasmë të godinave, rreth 900 janë pjesë e hapësirës publike.
Islami është i organizuar shumë më pak në formë hierarkie në krahasim me fetë e tjera monoteiste.
Mjafton që disa miq besimtarë të rregullojnë një dhomë, si në Berlin, juristja feministe “xhaminë liberale”.
Shërbimi Shkencor i Bundestagut trajtoi deri në maj të këtij viti temën e financimit të xhamive.
Dhe u ndesh me problematikën e shifrave konkrete të xhamive. Sqarimi është i vështirë, sepse nuk ka statistika zyrtare për numrin e tyre.
“Me afërsi ne mendojmë se ka 2600 deri në 2700 xhami të formave të ndryshme”.
Ekspertët e Bundestagut kanë përmbledhur përllogaritjet dhe kanë arritur në përfundimin se shifrat variojnë nga 2350-2750 xhami.
Edhe numri i myslimanëve në Gjermani flitet se kap 4,4 deri në 4,7 milionë vetë. E vetëm një pakicë, rreth 15-30% është e organizuar në shoqata.
Financimi nga jashtë
Para këtij problemi, studiuesi i islamit Michael Blume jep një përgjigje edhe për pyetjen: Se pse xhamitë e pakta përfaqësuese në Gjermani financohen nga jashtë, nga Turqia apo Arabia Saudite.
“Problemi i madh i komuniteteve islame është se ato nuk kanë fonde të mjaftueshme”.
Kjo sepse shumë pak myslimanë e shohin veten si anëtar të komuniteteve të xhamive. Për ndërtimin e një xhamie të vogël mund të mblidhen donacione. Por kur vjen puna për financimin e imamëve dhe punës me të rinjte, atëherë puna keqësohet, paratë mungojnë. “Prandaj Turqia është kaq e fuqishme”, thotë studiuesi. Shteti turk paguan imamët.
Nuk reflektohet diversiteti brenda myslimanëve
Michal Blume që ka botuar vitin e kaluar librin studimor “Islami në krizë” i shikon këto pasaktësi në përfshirjen statistikore të myslimanëve dhe xhamive si problematike.
“Ne as nuk e dimë saktë, se sa myslimanë ka në vend, sepse kjo nuk llogaritet. Ne dimë me përafërsi numrin e njerëzve me prejardhje myslimane që vijnë nga vende kryesisht myslimane. Por një pjesë e tyre, një pjesë në rritje thotë; Unë nuk jam fetar, nuk kam shumë punë me fenë. Ka të tjerë që thonë: Po, unë jam mysliman, por nuk jam i lidhur me ndonjë xhami apo shoqatë. Dhe një pjesë shumë e vogël bashkohet në shoqatat e xhamive”.
Studiuesi propozon që federata dhe landet të krijojnë mundësi për studiuesit që të bëjnë studime të detajuara për këtë.
Pra numrin e saktë të xhamive nuk e di njeri. Por këtë vjeshtë Konferenca e Islamit do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të Bundestagut të vitit 2017. Gjetja e një ujdie për një përfshirje më të mirë statistikore pritet të jetë një temë që do të trajtohet. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj