LAJMI I FUNDIT:

Shumë shpejt qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatën e të kaluarës penale

Shumë shpejt qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatën e të kaluarës penale

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka thënë se së shpejti qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatat e të kaluarës penale, pa pasur nevojë që fizikisht të paraqiten para sporteleve në gjykata.

Siç bëhet e ditur, sistemi elektronik qendror dhe modern është themeluar tashmë dhe është funksional në të gjitha gjykatat themelore dhe degët përkatëse, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe faza pilotuese është duke u zhvilluar me sukses.


Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, shprehu falënderimin për angazhimin e këtij projekti dhe të KGJK-së për këtë proces të rëndësishëm të reformimit të sistemit të drejtësisë, e sidomos për frymën konstruktive dhe pozitive të punës në punëtori.

Ndër të tjera, ai prezantoi aspekte të rëndësishme të procesit të rehabilitimit ligjor, proces ky i cili në të ardhmen pritet të kryhet në mënyrë automatike nga sistemi elektronik qendrore.

Në përfundim të ditës së parë të punëtorisë, Kryesuesi Zogaj kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë pjesëmarrësve si dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori