LAJMI I FUNDIT:

Me shumë risi dhe interesim të madh u mbajt akademia e brendit të kozmetikës Lierac Paris

Me shumë risi dhe interesim të madh u mbajt akademia e brendit të kozmetikës Lierac Paris

Me pjesëmarrje dhe intersim të madh është mbajtur akademia nga brendi prestigjioz i kozmestikës, Lierac Paris në Prishtinë.

Në Hotel Garden sot (e shtunë) u mbajt për rreth tri orë akademia e brendit të njohur të kozmetikës në mbarë botën, Liearc Paris.


Pamje nga trajnimi, Foto: Instagram Lierac

Të pranishëm ishin emra të njohur si farmacistë, artistë të flokut dhe të grimit etj. Qëllimi i akademisë ishte informimi nga profesionistët ndërkombëtare të farmacisë dhe lëmive tjera që gërshetojnë gjithçka që ka të bëj me të bukurë dhe shëndetin.

Gjatë akademisë folësit diskutuan për mëyrë të formulimit sa më efikas të produkteve të Lierac Paris, në mënyrë që të arrihet cilësia që vërtet ka ky brend, por edhe për mënyrën e përdorimit dhe sugjerimit të këtyre produkteve te klientët që kërkojnë më të mirën në një produkt që e gjejnë edhe në barnatore.

Ishte kjo akademia e parë e Lierac Paris prej ku u nxorën shumë përfundime pozitive dhe synimi është që një akademi e tillë të bëhet tradicionale me të vetmin qëllim, bukurinë dhe shëndetin.

Lierac Paris është brend me renome botërore për dermokozmetike dhe me përaqësi zyrtare në 60 vende të botës.

Laboratories Liearc Paris u themelua në vitin 1975 në kryeqytetin francez, Paris.

Problemet me lëkurën e sollën nevojën që ky brend të lansojë një gjeneratë të re kozmetike, ku është dëshmuar ndër vite se ndërthurja e shkencës dhe bukurisë femërore e bën që secila femër të gjejë identitetin e saj.

Bukuria nuk ka moshë është sllogani kryesor i Lierac Paris dhe si i tillë ky brend sjell produkte për secilën moshë dhe për çdo nevojë specifike të bukurisë dhe shëndetit estetik të gruas.

Lierac Paris tash e sa kohë gjendet në tregun e Kosovës, ku ka arritur që me efikasitet të radhitet ndër brendet më të kërkuara nga gjinia femërore, e tash investon edhe në zgjerimin e njohurive bashkë me klientët dhe ekspertët ndërkobmëtare të fushës së estetikës. /Telegrafi/