Shumë e rrallë, qyteti turistik i Egjiptit mbulohet me të bardha - breshëri habit banorët dhe turistët

Qyteti turistik në Egjipt është futur në Vitin e Ri, i "zbardhur" nga reshjet e mëdha të breshrit - duke bërë që të gjithë të habiten.
Turistët në qytetin egjiptian Hurgharda mbetën të habitur. Ky vend u përfshi nga një stuhi në ditën e parë të Vitit të Ri - duke krijuar një skenë tejet të rrallë - pra qyteti i mbuluara nga breshëri, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihen qytetarët duke ikur nëpër hotelet e tyre - pasi ky qytet është mbuluar nga një sasi e madhe e breshrit.
Si pasojë e stuhisë janë mbyllur shkollat, e qytetarët dhe turistët janë këshilluar të qëndrojnë larg objekteve që potencialisht mund të jenë të rrezikshme siç janë: drunjtë dhe shenjat e komunikacionit nëpër rrugë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































