LAJMI I FUNDIT:

Shumë armë ilegale në duart e qytetarëve – gjatë vitit 2023 Policia konfiskoi rreth dymijë armë të ndryshme e municion

Shumë armë ilegale në duart e qytetarëve – gjatë vitit 2023 Policia konfiskoi rreth dymijë armë të ndryshme e municion

Numri i armëve ilegale nëpër duart e qytetarëve vazhdon jetë i lartë. Ky fakt po reflektohet çdo ditë në raportet e Policisë.

Vetëm gjatë së martës janë konfiskuar pesë armë të tilla në rajonin e Prishtinës.

Jemi në fund të muajit të parë të vitit 2024, por sikurse vitin që kemi lënë pas, po vazhdojnë rastet e konfiskimit të armëve.


Shumë të të tilla raportohen cdo ditë në secilin raport 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Vetëm në rajonin e Prishtinës në këtë 24 orësh ishin tri raste të armbajtjeve paleje të cilat janë konfiskuar nga policia.

“Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë dhe dy karikatorë, të cilin i dyshuari vet e ka deklaruar dhe dëshiron që vullnetarisht ta dorëzojë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Punë për konfiskimin e tyre, policët kanë pasur goxha shumë gjatë dy viteve të fundit.

“Policia gjatë zhvillimit të aktiviteteve operative dhe hetimore, kurdo që posedon informacion ose gjatë hetimeve has në armë ilegale, të njëjtat i konfiskon dhe inicion rast penal. Gjatë vitit 2022, policia ka konfiskuar 1473 armë dhe 29903 copë municion. Kurse, gjatë vitit 2023, policia ka konfiskuar 1392 armë dhe 37215 copë municion”, vijon aty.

Rreziku nga këto armë vlerësohet shumë i lartë. Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, shumica prej tyre janë armë ilegale që kanë mbetur nga lufta e fundit.

“Mbi 250 mijë armë janë në duart e qytetarëve e të cilat janë ilegale që kanë mbetur nga lufta e fundit. Me këto aksione Policia e Kosovës po synon të minimizoj shkallen e rrezikshmërisë”, ka deklaruar Drizan Shala.

Legalizimi i armëve ka rezultuar të jetë proces sfidues, pasi numri i qytetarëve të kanë marrë leje për posedimin e tyre, vlerësohet i ulët.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori