LAJMI I FUNDIT:

Shuhen katër parti politike, në mesin e tyre edhe partia e Milaim Zekës

Shuhen katër parti politike, në mesin e tyre edhe partia e Milaim Zekës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim që të çregjistrojë katër parti politike.

KQZ bën të ditur se janë çregjistruar partia ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova; SLS – Samostalna Liberalna Stranka; LD – Lëvizja për Drejtësi; dhe  PEK – Partia Euroatlantike e Kosovës, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, KQZ ka miratuar sot rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanaj, Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn. Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë rekomandohet që: Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn.