LAJMI I FUNDIT:

Shtypi evropian i vitit 1912: Kosovën e mbrojtën nga pushtimi serb 40 mijë shqiptarë, otomanët ia mbathën të parët

Shtypi evropian i vitit 1912: Kosovën e mbrojtën nga pushtimi serb 40 mijë shqiptarë, otomanët ia mbathën të parët

Pushtimi serb i Kosovës në vjeshtën e ftohtë të vitit 1912 bëri jehonë në shtypin evropian.

Gazetat e kohës, që përcillnin lajm pas lajmi nga rrjeti i korrespodentëve që siguronin informacione nga frontet e luftës, pikasën edhe rezistencën e shqiptarëve në Kosovë.

“Ushtria e tretë serbe ka përparuar në pllajën e Kosovës, ku është kundërshtuar nga 40 mijë njerëz, kryesisht arnautë (shqiptarë), me dhjetë kompani të nizamëve dhe katër bateri të artilerisë”, shkruan gazeta Leader” në numrin e saj të 26 tetorit 1912, shkruan Konica.al.


Në artikull jepet njoftimi edhe për luftimet e hapërdara dhe humbjet e konsiderueshme nga pala serbe.

“Luftime të ashpra janë zhvilluar, duke filluar prej Rashkës në veri të Pazarit të ri, deri në Veligllavë. Humbjet e serbëve kanë qenë të rënda…”, vijon artikulli.

Sipas artikullshkruesit, serbët më në fund ia kishin dalë mbanë të merrnin një grumbull shtëpish përreth Senicës, në veriperëndim të Pazarit të ri.

Gazeta “Leader” veçon edhe rezistencën në Prishtinë, ku siç thuhet në artikull “avancimi i trupave serbe u kundërshtua rreptë”.

Rezistenca shqiptare ishte përqëndruar në kalimin e Teneshdollit (fshat sot në veri të Prishtinës – shën. i red. Konica.al), por serbët arritën, pas luftimesh të ashpra, të hynin aty dhe më pas të merrnin edhe vetë Prishtinën.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori