Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e tyre ndaj Prishtinës është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Ndeshja kryesore e xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës është padyshim ajo në mes të dy rivalëve të viteve të fundit, Dritës dhe Prishtinës.


Kjo ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej ditën e hënë, më 11 nëntor, por tani është shtyrë në një afat të pacaktuar.

Është vet klubi gjilanas që ka njoftuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes shkaku i ftesave të kombëtareve për dy futbollistët e saj, Faton Malokut dhe Ibrahim Salifu.

Njoftimi i plotë i Dritës

Ju njoftojmë se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar.

Arsyeja e shtyrjes është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset e tyre kombëtare:

Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës,

ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.

Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes.

/Telegrafi/

telegrafi sport app