Shtrihet në binarë, treni kalon mbi të - burri nga India shpëton pa ndonjë lëndim (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë shpëtohet pa ndonjë lëndim, pasi ishte rrëzuar në binarëve në të cilët kaloi me shpejtësi treni mbi të.
Burri i paemëruar ishte munduar t'i kalojë binarët për të dalë në anën tjetër të rrugës, në stacionin Andheri të Indisë, transmeton Telegrafi.
Por, kur e pa që treni po vinte me shpejtësi të madhe u mundua të ngjitet në platformë, e pasi që nuk kishte kohë vendosi të shtrihet në binarët për të shmangur përplasjen.
Videoja amatore e filmuar nga kalimtarët e rastit, shfaqin trenin duke lëvizur me shpejtësi të madhe nëpër binarët ku ishte shtrirë ky burrë. E pasi që kaloi, ata u afruan për të parë nëse ka shpëtuar - dhe mrekullisht ai ngritet në këmbë pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































