LAJMI I FUNDIT:

Shtohet prezenca e KFOR-it në rrugët e Kosovës, ekspertët e sigurisë me vlerësime të ndryshme

Shtohet prezenca e KFOR-it në rrugët e Kosovës, ekspertët e sigurisë me vlerësime të ndryshme

KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të jenë më prezentë me trupa e poashtu me automjete nëpër rrugët e Kosovës. Kjo sipas njoftimit për shkak të stërvitjeve dhe procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Por, njohësit e çështjeve të sigurisë kanë edhe mendime të tjera.

Disa stërvitje dhe pranim-dorëzimi i kontingjenteve të reja u bënë shkas që KFOR-i të dalë më një njoftim se gjatë këtyre ditëve do të ketë prezencë të shtuar ushtarëve të misionit të NATO-së brenda Kosovës.


Në njoftimin për media, nga misioni i KFOR-it u tha se do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitet në terren.

Por, njohësit e çështjeve të sigurisë kanë mendime të ndryshme për këtë veprim të paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Për Nuredin Ibishin, kjo nuk ka të bëjë me rrezikim të sigurisë në pjesën veriore.

Sipas tij gjendja në veri të vendit është qetësuar pas arrestimeve të fundit.

“KFOR-i është për mbrojtjen e Kosovës ashtu siç e parasheh rezoluta. Si asnjëherë më parë janë mbyllur rrugët e trafikimit dhe me arrestimin e  personave të involvuar në krim të organizuar dhe atyre që bartin armatim gjendja në katër komunat në veri është e qetë dhe stabile”, ka thënë Ibishi.

Për dallim nga Ibishi, Drizan Shala thotë se lëvizja e fundit e kësaj KFOR-it ka të bëjë me nderimin e komandatit që pritet të bëhet në tetor.

“Po përgatiten të njohin terrenin që duhet të njohin dhe këto përgatitje po bëhen në rast se do të kemi një ndryshim politik në muajin shtator të këtij viti atëherë kontigjentet e reja të jenë të përgatitura ta njohin terrenin në tersi në rast se do të kemi cenim të sigurisë”, ka thënë Shala.

Zhvillimet në veri gjatë muajit maj dhe përshkallëzimi i situatës në katër komunat veriore, bënë që NATO të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë./Dukagjini/