LAJMI I FUNDIT:

Shtohet me 9% numri i automjeteve për 2023, shqiptarët besnikë ndaj markave gjermane

Shtohet me 9% numri i automjeteve për 2023, shqiptarët besnikë ndaj markave gjermane

INSTAT ka publikuar të dhënat e transportit rrugor. Numri total i mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton 867 765 mjete në vitin 2023 nga 796438 mjete të regjistruar në 2022, duke shënuar një rritje me 9%.

Ajo çfarë bie në sy është mosha e madhe e flotës së automjeteve në vendin tonë, ku rreth 49.5% e mjeteve kanë një moshë mes 11 dhe 20 vitesh dhe 42.1 % mbi 20 vite.

“Ne nuk kemi fuqi ekonomike të blejmë makina të tilla dhe ne nuk i mirëmbajmë makinat”, tha eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha.


Por çfarë tregon kjo për aftësinë e institucioneve për të mbikëqyrur gjendjen teknike të automjeteve?

“Ne nuk na funksionojnë mirë serviset dhe doganat, ku askush nuk ushtron kontroll mbi to. Goma që hyjnë në dogana janë 80 % kauçuk. As serviset dhe as gomat ne nuk i kemi në standard”, tha eksperti.

Të dhënat flasin për një përqendrim të automjeteve në qarkullim në kryeqytet, ndërkohë që të gjithë qytetet e vendit kanë shtuar flotën e tyre.

Sa i përket trafikut, eksperti shprehet se është koha që të ndërmerren strategji për reduktimin e numrit të mjete në qarkullim.

Ndërkohë raporti konstaton se shqiptarët vazhdojnë të mbeten besnikë ndaj markave gjermane të mjeteve, që aktualisht zënë më shumë se 52 % të automjeteve në qarkullim./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori