Në Përmet turizmi i kësaj vere ishte i krahasueshëm me vitin 2019 për nga shifrat me një tendencë të zgjatjes së sezonit edhe për muajt e fundit të vjeshtës ndërsa bujtinat flasin për rezervime edhe në dimër.
Si destinacione të përshkuar nga Vjosa, Përmeti dhe Këlcyra kanë pasur gjatë kësaj vere në qendër të ofertës sportet e ujit por edhe ecjet në këmbë apo biçikleta, eksplorimin e kanioneve të Lengaricës, ngjitjen e shkëmbinjve apo udhëtimet me mjete jashtë rruge.
Operatorët lokalë flasin për ndryshim të profilit të klientëve, rritjen me gati 50 për qind të vizitorëve shqiptarë por për një fluks spontan që u karakterizua nga prenotime të momentit të fundit. Problematikë madhore e këtij sezoni për ata që operojnë buzë Vjosës vijoi të mbetet ndotja plastike në lumë dhe në brigjet e tij.
Sezoni i verës së vitit 2022 shënoi kulmin e rezervimeve në bujtinat rurale në të gjithë territorin pranë Vjosës, në Peshtan, Ogdunan, Gostivisht, Ballaban, Buhal, Gravovë. Vizitorët këtë vit vijnë nga e gjithë bota me një tendencë në rritje të klientëve nga Europa Perëndimore dhe një zbehje të tregut të Lindjes.
Valentina, që menaxhon një bujtinë në Peshtan, thotë se ka vijuar të zgjerojë investimin për shkak të kërkesës në rritje të vizitorëve.
Përmeti vijon të vizitohet edhe për shijet lokale, salcën e shakullit, peshkun e lumit, mishin e gjahut, glikotë e frutave, rakinë dhe verën. Përmeti dhe Këlcyra u vizituan këtë vit nga rreth 80 mijë vizitorë që rritën kohëqëndrimin e tyre me të paktën një ditë në raport me vitin e kaluar.
Ky sezon nxori në pah edhe aspektet ende të brishta e të pakonsoliduara të turizmit në këtë zonë, si kapacitete pritëse dhe restorante të pamjaftueshme, mungesa të stafit,dhe shoqëruesve, mungesë informacioni dhe orientimi efektiv për të parandaluar aksidentet. Vetëm këtë verë të paktën në 5-6 raste turistë të huaj ngelën të bllokuar në kanionet e Lengaricës teksa eksploronin të pashoqëruar. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova