LAJMI I FUNDIT:

Shtimi i masave të sigurisë për Altin Dumanin, Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Shqipëri mohon të jetë kërcënuar

Shtimi i masave të sigurisë për Altin Dumanin, Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Shqipëri mohon të jetë kërcënuar

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka reaguar në lidhje me shtimin e masave të sigurisë së kreut të SPAK, Altin Dumani.

Përmes një komunikate për media, SPAK pranon shtimin e masave të sigurisë për drejtuesin Dumani, ndërkohë që mohon lajmet se ai mund të jetë kërcënuar.

Sipas SPAK shtimi i masave të sigurisë është në linjë me procedurat standarde.


“Nisur nga publikimet në media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, thuhet në reagimin e SPAK.

Masa shtesë sigurie për kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Dumani lëviz me makinë të blinduar
Lexo po ashtu Masa shtesë sigurie për kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Dumani lëviz me makinë të blinduar

Kujtojmë se prej rreth 2-3 javësh kreu i SPAK lëviz me makine te blinduar ndërsa pranë shtëpisë se tij është parë një prani policie e shtuar për ruajtjen e banesës.

Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Kronika e Zezë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori