LAJMI I FUNDIT:

Shtime, zvarritet prej tre muajsh subvencionimi i fermerëve

Shtime, zvarritet prej tre muajsh subvencionimi i fermerëve
Foto: Ilustrim

Prej më shumë se tre muajsh Ministria e Bujqësisë e zvarrit procesin e pagesave për subvencione të fermerëve të Shtimes për mbjelljet e grurit.

Ndërkaq rreth 300 fermerë të kësaj komune janë ankuar se pushteti lokal i Shtimes deri tashti s’kishte arritur t’i bënte presion qendrës për ta shpejtuar procesin e pagesave që u takojnë.


Skënder Hyseni, fermer nga Shtimja, me rreth 70 hektarë të mbjellë me grurë, është ankuar se procesi i pagesave për subvencione është zvarritur prej më shumë se 3 muajsh dhe askush nga autoritetet komunale s’po interesohet për fermerët e vet.

“Pagesat për subvencionet e grurit nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Komunës është dashur të bëheshin në qershor. Mirëpo deri tashti askush s’po interesohet rreth kësaj çështjeje, shkruan sot në Koha Ditore. /Telegrafi/