LAJMI I FUNDIT:

Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave nis verifikimin shtesë të disa llogarive të prindërve

Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave nis verifikimin shtesë të disa llogarive të prindërve

Ministria e Financave ka njoftuar se në kuadër të Programit për shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve është përzgjedhur për verifikim shtesë.

Ky hap ka për qëllim të sigurojë se prindërit dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

Në një komunikatë, Ministria ka theksuar se “të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në E-Kosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”.


Për ata që nuk kanë pranuar njoftim nga E-Kosova ose një email nga Ministria e Financave është theksuar se “nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim”, programi i shtesave për fëmijë do të vazhdojë “si zakonisht” dhe prindërit do të marrin shtesat çdo muaj në llogaritë e tyre.

Ministria e Financave ka ftuar qytetarët që për çdo pyetje ose paqartësi të kontaktojnë për informacion të mëtejshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori