Shtëpia e Latif Berishës, Shtëpi Muze, Peci: Trashëgimi kulturore e pikë referuese e historisë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se shtëpia e Latif Berishës do të shndërrohet në muze dhe do të shërbejë si pikë referuese e historisë.
Peci në një postim në Facebook shkruan se kjo shtëpi do të qëndrojë si kujtesë në memorien tonë kolektive si pasuri e trashëgimisë kulturore.

“Shtëpia e Latif Berishës, Shtëpi Muze!
Kjo shtëpi e dijes, që dëshmon të kaluarën e lavdishme, do të qëndrojë si kujtesë në memorien tonë kolektive si pasuri e trashëgimisë kulturore.
Falënderoj Kryeministrin Kurti për mbështetjen në iniciativën tonë që kjo shtëpi të shndërrohet në muze, ku do të shërbejë si pikë referuese e historisë sonë të vonshme”, shkruan Peci. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































