Shtëpia e aktorit legjendar, Gene Hackman, në Santa Fe është shitur vetëm 11 ditë pasi u hodh në treg, pavarësisht ngjarjes tragjike që ndodhi aty.

Prona ishte nxjerrë në shitje për 6.25 milionë dollarë, që përkthehet në rreth 5.7 milionë euro.


Hackman dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa, humbën jetën në këtë shtëpi në shkurt të vitit 2025, fakt që megjithatë nuk e pengoi gjetjen e një blerësi.

Foto: Shutterstock

Prona shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 21.5 hektarësh dhe përfshin një ndërtesë kryesore dhe një ndihmëse, të dyja me nga tre dhoma gjumi, pishinë, fushë golfi dhe zona të mëdha pyjore.

Para se të dilte në shitje, shtëpia ishte pastruar dhe rregulluar profesionalisht, ndërsa sendet personale ishin larguar.

95 vjeçari dhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre më 26 shkurt 2025, së bashku me njërin nga qentë e tyre.

Betsy ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes pulmonare nga hantavirusi, ndërsa Hackman vdiq për shkak të problemeve të rënda të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe Alzheimer-it të avancuar.

Çifti jetonte në Santa Fe që nga vitet ’90, ndërsa Hackman kishte deklaruar më herët se qyteti e kishte magjepsur gjatë xhirimeve të disa filmave në atë zonë. /Telegrafi/