Shtëpia e Bardhë ngatërron emrin e kryeministres britanike me të një ylli të pornografisë

Shtëpia e Bardhë ka bërë një gafë - duke ngatërruar emrin e kryeministres britanike me të një ylli porno, shkruajnë mediat e huaja.
"Në këtë pasdite, presidenti do të marrë pjesë në një takim bilateral me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Teresa May", është thënë në një njoftim, duke i hequr një "h" në emrin e saj, përcjell Telegrafi.
Aty vazhdohej: "Presidenti merr pjesë në një drekë pune me Tereza May, kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar".
Teresa May - pa "h", është në fakt një aktore e filmave pornografikë dhe modele. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































