LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia Botuese “Luarasi” përgënjeshtron Nagavcin: Nuk kemi aplikuar fare në tender

Shtëpia Botuese “Luarasi” përgënjeshtron Nagavcin: Nuk kemi aplikuar fare në tender

Ministrja ka njoftuar se në këtë vit shkollor, nxënësit nuk do të kenë tekste shkollore. Ajo ka akuzuar shtëpitë botuese për këtë situatë, duke i fajësuar ato për rritjen e çmimeve të librave. Në veçanti, Ministrja ka akuzuar shtëpinë botuese “Luarasi” dhe ka përmendur se ka denoncuar këtë situatë në organet kompetente. Ndërsa, shtëpia botuese “Luarasi”, përkundër akuzave të Ministrisë, është përgjigjur duke mohuar çdo pjesëmarrje në tenderin e negociuar për tekste shkollore.

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollorë dhe shpërndarjen e teksteve mësimore.


Ministrja tha se nuk do të ketë tekste shkollore për nxënësit e për këtë ajo fajësoi shtëpitë botuese se i kanë fryrë çmimet e librave.

Ministrja akuzoi veçanërisht shtëpinë botuese “Luarasi” për të cilën tha se e ka denoncuar në organet kompetente.

“Lidhje me një shtëpi botuese e cila e ka rrit çmimin bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë botuese “Luarasi” Unë personalisht kam pranu paralajmërim për kallëzim penal ndonëse as nuk njihet një formë e tillë e paralajmërimit e as nuk ka bazë për një gjë të tillë. Kemi marrë shkresë zyrtare të protokolluar ku mua më kanë paralajmëru për kallëzim penal për raste të cilat duhet të shqyrtohen në procedurë administrative dhe për të cilat ne në asnjë mënyrë nuk kemi pasur ndikim as unë si ministre e as kolegët e mijë. Ajo ka qenë edhe publike, është publikuar edhe nga disa media që Shtëpia Botuese “Luarasi” ka bërë paralajmërim për kallëzim penal e pastaj edhe kallëzim penal, ndonëse nuk ka asnjë bazë të vetme”, tha ajo.

Pretendimet e ministres i ka mohuar Shukri Klinaku pronari i shtëpisë botuese “Luarasi”. Ai ka thënë se nuk ka marrë pjesë as në tenderin e negociuar.

“Asnjë çmim nuk e kam prezantu, mos u habitni prej ministres se ajo nuk ja qëllon kurr edhe e shkel ligjin ka të sillet, për çdo veprim e shkel ligjin ajo flet krejt çka nuk është”, ka theksuar Klinaku për Insajderin.

Madje, Klinaku mohoi t’i jetë bërë kallëzim penal nga ministria në fjalë.

Shtëpia Botuese Dukagjini: Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar
Lexo po ashtu Shtëpia Botuese Dukagjini: Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar

Sipas Klinakut shtëpia botuese “Luarasi”, në këtë kohë nuk ka pranuar ndonjë kallëzim penal.

Sipas tij, kallëzimi penal që ka përmendur ministrja mund të jetë për vitin e kaluar.

“Ajo që eventualisht paska thanë, nëse është e vërtetë se më kanë kallëzuar, atëherë ajo është për vitin e kaluar. Por, edhe po të ketë kallëzim penal, është qesharak, sepse MASHTI e ka nënshkruar kontratën, minstrja i ka ble me atë çmim. Cili është faji im? Që kam ofruar çmim? Kallëzimi eventual që e ka përmend ministrja (them eventual, sepse mund të mos ketë, sepse sikurse thashë do të ishte qesharak), ka ardhë si reaksion i kallëzimit penal që ia kam bërë unë”.

Pronari i shtëpisë botuese ka treguar se ka bërë kallëzim penal ndaj ministres Nagavci, sekretares së saj dhe këshilltarit të saj për 10 vepra penale.

Ku tetë prej tyre janë proceduar, kurse me dy do të plotësohet.

Mes tjerash Klinaku ka thënë se është duke e pritur Prokurorinë Speciale për vendimin që do të merret rreth këtij kallëzimi penal ndaj ministres Nagavci dhe dy zyrtarëve të saj.

Ndërsa për vitin e kaluar Klinaku tha se ua ka dhënë çmimin dhe ata e kanë nënshkruar vet.

Blerja e teksteve shkollore, MASHTI po shqyrton mundësinë që paratë t’iu barten në llogaritë e prindërve
Lexo po ashtu Blerja e teksteve shkollore, MASHTI po shqyrton mundësinë që paratë t’iu barten në llogaritë e prindërve

“Vjet unë i kam dhanë çmimin ata e kanë nënshkruar un i kom marrë paret edhe ditën e mirë, kush është fajtori këtu a mundet me denoncu dikon për kta nuk mundet vet e ka qit nënshkrimin, un asnjë mjet nuk e kom me detyru ata”, është shprehur ai.

Sa i përket tenderit për këtë vit, Klinaku tha për Insajderin se nuk ka mundur të marrë pjesë pasi ka qenë i përndjekur.

“Sivjet kam qenë i përndjekur madje as nuk ma kanë qit emrin aty nuk mi kanë qit librat aty do të thotë se as rast nuk kom pas me rrit çmimin vetëm një liber tek ma kanë qit u duft tri me mi qit ose katër veq njo ma kanë qit edhe në atë kohë nuk kam dhanë çmime”, ka thënë Klinaku.

Sipas Klinakut më 9 gusht 2023 është anuluar tenderi dhe Shtëpia Botuese “Luarasi” nuk ka dhanë çmim në asnjë nga pozicionet.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori