Këtë shtëpi moderne në Poloni e ka dizajnuar “Metaforma Architects”

Shtëpia është bazuar në parimet e gjeometrisë dhe është ndërtuar nga dy pjesë. Në të madhen janë vendosur dhoma e ndejës dhe dhoma e gjumit, ndërsa në të voglën janë vendosur garazhi dhe palestra.


1 2

2 1

Shtëpia është dizajnuar në harmoni me stilin aktiv jetësor të pronarëve të tyre.

Hapësira ditore është vendosur në katin përdhese, bashkë me hapësirën për shoqërim.

Dhomat e gjumit gjenden në katin sipër dhe ofrojnë nivel të lartë privatësie,  transmeton Telegrafi.

3 1

4 1

5

6

7

Në shtëpi gjendet edhe bodrumi paksa i pazakonshëm i verës. Dërrasat drunjta të vendosura midis radhëve të tullave shërbejnë si hapësirë për vendosjen e shisheve të verës.

8

Fasada është e mbuluar me suva të zezë dhe me lyerje mbrojtëse kundër korrozionit. Një pjesë e fasadës është e mbuluar edhe me konstruksionin dhe imitimin e drurit, e cila për dallim nga materialet natyrale, nuk kërkon lyerje shtesë.

9

10

Detajet e errëta në formë të dritareve metalike e perfeksionojnë në mënyrë konsekuente gjithë konceptin.

12

13

/Telegrafi/