Shtator-nëntor, periudha më e mirë për të humbur në përvojat që jua ofron Stambolli

Nga fundi i muajit shtator e pothuajse deri në fund të vitit, është sezoni i vjeshtës në Stamboll. Në këtë periudhë, jeta i rikthehet normalitetit, institucionet që janë mbyllur gjatë verës i ri-hapin dyert.
Nga fundi i shtatorit, distriktet qendrore të qytetit ri-mbushen dhe jeta e gjallë e Stambollit fillon të ri-shfaqet, transmeton Telegrafi.
Vjeshta është gjithashtu sezona ideale për ta vizituar këtë qytet mbresëlënës sepse moti është i përsosur – as nuk është shumë ngrohtë, e as nuk është shumë ftohtë.
Këtë sugjerim e mbështetë edhe një artikull nga ‘U.S News’, i cili thotë se periudhat mes marsit dhe majit, si dhe mes shtatorit dhe nëntorit janë më të përsosurat për ta vizituar këtë qytet, sepse atëherë turmat në atraksionet e qytetit janë më të menaxhueshme, çmimet e dhomave janë më të lira dhe temperaturat janë më të ulëta.
Gjatë vizitimit të Stambollit në vjeshtë, ju mund të bëni shumë gjëra – duke përfshirë vizitimin e vendeve historike dhe atraksionet kryesore të qytetit.
P.sh. pjesa e Bosforit është ndër pjesët më me sharm të qytetit, por që nuk vizitohet aq shumë nga turistët. Edhe distriktet Bebek, Arnavutkoy, Yenikoy apo Emirgan ia vlen të vizitohen.
Stambolli është vazhdimisht duke u shndërruar edhe në qytet të artit, e këtë e dëshmojnë lagjet e mbushura komplet me grafiti, siç është Karakoy – një zonë shumë e mirë qendrore e mbushur me kafene të vogla, workshop-e dhe dyqane kocneptuale.
Gjatë vizitës keni rastin ta eksploroni edhe gastronominë e Stambollit: klima e vjeshtës është e përsosur për të zbuluar disa pjata të reja turke, të cilat nuk do të kishit pasur apetit t’i provoni gjatë temperaturave të larta – siç janë qebapat apo dynerët, etj.
Përndryshe, Stambolli është edhe vend shumë kulturor, dhe me këtë nënkuptojmë se në këtë qytet edhe gjatë vjeshtës mbahen shumë festivale në të cilat ia vlen të shkoni dhe t’i shijoni.
Por, në fund, padyshim se pjesa e preferuar duhet të jetë shopping-u. Stambolli është qytet ku mund t’i gjeni dyqanet e brendeve më luksoze në botë, por mund të gjeni edhe rroba shumë të mira dhe të lira të prodhuara nga turqit.
Gjatë qëndrimit në Stamboll, ju keni mundësinë t’ua hidhni një sy dizajnerëve të ri turk që gjenden në distriktet Nisantasi dhe Bebek.
Ka edhe shumë gjëra tjera që mund t’i bëni gjatë qëndrimit tuaj – mund të humbni në muzetë e mahnitshëm të qytetit, të vizitoni hamame vendase, të tymosni ‘hookah’, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat në jetë
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë