LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar në Polici shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Fushë Kosovë, Suharekë, Dragash e Mitrovicë e Veriut.

Prishtinë 22.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


Lipjan 23.11.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur dhe e ka dëbuar nga shtëpia viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, viktima është strehuar te një i afërm, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Podujevë 22.11.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, bashkëshortes dhe vajzës 10 vjeçare. Pas intervistimit, viktimat me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Fushë Kosovë 23.11.2021 – 19:40. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Suharekë 23.11.2021 – 17:45. Është arrestuar i dyshuari pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishin duke bashkëjetuar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe me vullnetin e saj është kthyer tek prindërit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 23.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri 22.11.2021 – 15:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ish bashkëshorti i saj, e kishte kanosur përmes telefoni, po ashtu i dyshuari e kishte shqetësuar djalin e saj të mitur. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori