Shtatë muaj në krye të Gostivarit, Limani: Jam munduar t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi folur për tema të ndryshme. E pyetëm nëse do të kandidojë për kryetar komune në zgjedhjet lokale, si dhe cilat kanë qenë sfidat e tij sa është në krye të Komunës së Gostivarit.
Limani tha se tashmë shtatë muaj është në krye të qytetit të Gostivarit dhe se është munduar që këtë kohë t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve. Një ndër problemet më të mëdha që ka komuna, sipas tij është ikja e të rinjve.
“Shtatë muaj përplot sfida si u.d kryetar komune. Mendoj se deri tani jam munduar të ballafaqohem me të gjithë sfidat dhe kërkesave të qytetarëve t’iu dal ballë dhe t’u ndihmojë. Normalisht çdo herë mundet më shumë edhe më mirë. Gostivari ka nevojë për projekte infrastrukturore në rend të parë, por çdo herë ekziston hapësirë për jetën kulturore dhe sociale, po ashtu edhe të sportit dhe lëmive tjera, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë oferta dhe ta plotësojnë edhe pjesën zbavitëse të jetës.
“E shohim se në Ballkan por edhe në Maqedoninë e Veriut është krijuar një farë depresioni kolektiv me pretekstin se asnjëherë nuk bëhet mirë. Por ne duhet të japim kontribut që të përmirësohet oferta e jetës sociale dhe me këtë gjithashtu të zvogëlojmë trendin e ikjes. Një prej të dhënave që e di është se nga banorët e Gostivarit nëse lindin 1000 fëmijë afër 500 prej tyre lindin jashtë vendit, të cilët më pas marrin edhe certifikatë lindjes tek ne, që do të thotë se çdo i dyti fëmijë lindën jashtë vendit. Duhet strategji gjithëpërfshirëse e pushtetit qendror me atë lokal për të ndaluar ikjen e të rinjve”, tha Limani.
Sa i përket kandidimit të tij për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet lokale, Limani tha se kjo fillimisht do të diskutohet brenda koalicionit VLEN dhe më pas brenda partisë Aleanca për Shqiptarët.
“Për rikandidimin tim nuk e kemi prerë si vendim. Jemi në koalicion katër parti, së pari do të diskutohet në kuadër të koalicionit, më pas edhe në parti në Aleancën e Shqiptarët dhe do të vendosim. Sa i përket VLEN-it në nivel lokal në Gostivar kemi bashkëpunim mjaft të mirë. Jemi në kontakt të përditshëm, funksionon koalicioni shumë mirë, nuk ka probleme. Pres që edhe në komunat tjera të jetë kështu”, tha Limani.
E pyetëm edhe për listat e hapura, ndërsa tha se kjo do të demokratizonte shtetin dhe partitë politike.
“Listat e hapura do të kishin dhënë kontribut të madh në demokratizimin e shtetit, por edhe në demokracinë brendapartiake. Punohet në atë, por nuk e di a do të bëhet. Uroj që listat e hapura sa më shpejtë të jenë pjesë e sistemit tonë zgjedhor, jo vetëm në zgjedhjet lokale, por edhe ato parlamentare”, tha Limani.
Ndërsa në fund ai bëri thirrje që pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë e automjeteve, si dhe të eliminojnë përdorimin e celularëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët