LAJMI I FUNDIT:

Shtatë ide si ta mbani shallin në dimër (Foto)

Shtatë ide si ta mbani shallin në dimër (Foto)

Ditëve të ftohta çdokush kërkon të vishet trashë dhe të ndihet komod. Shalli, kapela dhe dorashkat janë ndër aksesorët kryesorë të kësaj stine

Nëse këtë vit po kërkonit ide dhe mënyra të tjera për mbajtjen e shallit, ju sjellim disa ide interesante.

Ka lloje të ndryshme të shalleve që mund t’i vishni në dimër të cilët mund t’i kombinoni si më poshtë:

1. I hedhur në mënyrë të shkujdesur në qafë

Kjo është mënyra klasike si mbahet një shall. Kur është shumë ftohtë, shalli në këtë rast shërben si një aksesor shtesë në veshjen tuaj.

2. Gjysmë i hedhur

I veshur në këtë mënyrë, bën çdo veshje të duket me stil.

3. I mbështjellë mirë rreth qafës

Ky është mënyra më funksionale për të veshur një shall. Qëndroni ngrohtë, nuk duhet të shqetësoheni se ju humb dhe dukeni elegante në të njëjtën kohë.

4. I lidhur me një rrip në bel

Kjo është një mënyrë e mirë për të shtuar një shtresë në veshjen tuaj kur është ftohtë si dhe ju nxjerr në pah siluetën. Plus, me shallin të vënë në këtë formë, mund të zgjasni vizualisht gjatësinë trupore.

5. Nyja sekrete

Quhet kështu sepse mund ta lidhni në atë mënyrë që të duket sikur nuk ka fund. Ngjan shumë elegant dhe me stil.

6. Shalli i pafundmë

Mjafton ta rrethoni dy herë rreth qafës dhe do të ndjeni sikur jeni ‘mbytur’ në një përqafim të ngrohtë gjatë gjithë ditës.

7. Shalli batanije

Një shall i derdhur rreth shpatullave është gjëja më e mirë që mund të bësh në ditët e ftohta të dimrit. Siguron ngrohtësi maksimale.